Turqia e shënon ditën e sovranitetit kombëtar dhe fëmijëve turq

Ankara, 23 prill 2014 (MIA) - Turqia sot e feston Ditën e sovranitetit kombëtar dhe fëmijëve turq. Dita do të shënohet me manifestime të ndryshme mbarë Turqinë dhe në Republikën Turke Qiproja Veriore, e pranuar vetëm nga Ankaraja.

Festa do të shënohet në të gjitha shkollat turke, si dhe në ambasadat e Turqisë.

Kryeministri Rexhep Taip Erdoan, kryetari i parlamentit Xhemil Çiçek, liderët opozitar dhe disa ministra në mëngjes e vizituan mauzolën e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesin e Republikës së Turqisë.

Në ditën e sotme para 94 viteve filloi me punë Kuvendi i madh kombëtar i Turqisë. Tradicionalisht mbahet seancë solemne në Parlament, ndërsa organizohet edhe pritje e madhe.

Është parashikuar që Erdoan në rezidencën e tij të presë fëmijë dhe në mënyrë simbolike t'ua lëshojë funksionin nxënësve gjatë vizitës.

Fëmijët nga e gjithë bota janë të ftuar në Turqi të marrin pjesë në shënimin e festës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail