Rreth 20 për qind e grekëve janë pa sigurim social

Athinë, 24 prill 2014 (MIA) - Rreth 20 për qind e popullsisë greke është pa sigurim social, njoftoi ministri i Shëndetësisë i Greqisë Andonis Georgijadis dhe paralajmëroi se ekzistojnë plane që këta persona të marrin ilaçe falas.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Georgijadis tha se Qeveria do ta kuptojë numrin e saktë për tre javë, pasi që të përfundojë regjistrimi i njerëzve pa sigurim social, numër për të cilin tani supozohet se po lëviz nga 1,9 deri 2,4 milionë grekë. Regjistrimi realizohet si pjesë e programit Atlas, i ngjashëm me skemën Helios, e cila solli deri në konfirmim të numrit të saktë të pensionistëve në Greqi.

Ministri grek i Shëndetësisë tha se "sfidë më e madhe" e tij do të jetë që të gjehen mjetet e nevojshme me të cilat do të sigurohet qasje e lirë deri te ilaçet për ata të cilët kanë mbetur pa sigurim social, kryesisht për shkak të asaj që kanë mbetur pa punë.

"Duam të gjejmë mënyrë me të cilën shteti mundet drejtpërdrejt t'i mbulojë obligimet e saj. Dhe kjo sigurt mund të ndodh në mënyrën në të cilën kemi kontroll të qartë ndaj asaj se sa shpenzohet", tha Georgijadis.

Ai shtoi se Qeveria paradokohe ka ndarë 13 milionë euro nga ryshfeti i marrë gjatë lidhja e marrëveshjes në sferën e mbrojtjes, të cilat janë kthyer në arkën publike, me qëllim që grekët pa mbrojtje shëndetësore të mund të operohen.

Grekët e pasiguruar, përveç që t'i blejnë, për momentin mund të marrin ilaçe vetëm në spitalet falas me të cilat udhëheqin komunat ose bankat mjekësore të Asociacionit mjekësor athinas dhe Federata e kompanive farmaceutike greke.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail