Pjesëtarët e ish UÇK-së djegën librin e Veton Surroit

Prishtinë, 17 korrik 2014 (MIA) - Pjesëtarë të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Ferizaj, pas homazheve që bënë në Varrezat e Dëshmoreve, me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nazmi Uksmajli, dogjën librin e Publicistit Veton Surroit "Këmbët e Gjarprit".

Libri u dogj në një amfiteatër të hapur me pretekstin se "autori i këtij libri mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte".

Në librin e tij të fundit, të publikuar pak ditë para zgjedhjeve, dhe ku e fshikullonte hashpër Hashim Thacin, të cilin gjatë gjithë kohës e emëronte me pseudonimin e tij të luftës "gjarpri", Surroi, mundohet të argumentojë tezën se UCK-ja nuk ka qenë ushtri, nuk ka qenë clirimtare, dhe nuk ka qenë e Kosovës.

Me realizëm autori pranon se ai beson se nëse nuk do të kish qenë UCK-ja "nuk do të kishte përshkallëzim të tillë ushtarak dhe dipolomatik që do të sillte ndërhyrjen e NATO-s", por ai është shumë kritik me mënyrën se si u transformuan ish luftëtarët në shoqërinë civile. Me sa duket një gjë e tillë ka krijuar efekte perverse tek fanatikët e Ferizajt.

I menjëhershëm ka qenë edhe Reagimi i Veton Surroit, i cili ka reaguar në llogarinë tij në Facebook me vetëm një fjali:

"…një herë i djegin librat, pastaj i veshin këmishat e zeza…" ka thënë ai duke i'u referuar metodave fashiste të përdorura në gjysmën e parë të shekullit të shkuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail