Plevneliev mbajti konsultime për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë

Sofje, 24 korrik 2014 (MIA) - Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev sot mbajti konsultime me grupet parlamentare të partisë Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), Koalicionit për Bullgari dhe Lëvizjes për të drejta dhe liri kushtuar formimit të qeverisë së re.

Pas dorëheqjes së pranuar të Këshillit ministror dhe para dorëzimit të mandatit për përbërje të qeverisë partisë më të madhe parlamentare, presidenti i Bullgarisë, në pajtim me Kushtetutën, mbajti konsultime me forcat politike parlamentare, ceket në kumtesën e kabinetit të Plevnelievit.

"Si edhe në mars të vitit 2013 edhe tani i ftova të gjithë së bashku, që të mos ketë dyshim se ka marrëveshje me njërën apo tjetrën forcë politike. Më vjen keq që "Ataka" nuk e pranoi ftesën time", deklaroi Plevneliev.

Sipas pjesëmarrësve në konsultimet e sotme, nuk është e mundur të formohet shumicë në Parlamentin me qeveri shumicë.

Ai theksoi se do t'i jepet mandati për formimin e qeverisë partisë më të madhe politike GERB, e nëse ajo e kthen, nesër mandatin do t'ia japë grupit të dytë parlamentar - Koalicionit të Bullgarisë, e më pas edhe Lëvizjes për të drejta dhe liri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail