Mediat serbe: Edhe Thaçi në bankën e të akuzuarve

Prishtinë, 30 korrik 2014 (MIA) - Mediat serbe, duke komentuar raportin e djeshëm të prokurorit amerikan Klint Uilliamson, konsiderojnë se edhe Hashim Thaçi është njëri nga ish udhëheqësit e UÇK-së ndaj të cilit do të ngritet aktakuzë.

Mes të akuzuarve për krime lufte, pos kryeministrit të Kosovës në detyrë Hashim Thaçit, do të jenë edhe dhjetë anëtarë tjerë të UÇK-së, transmeton agjencia serbe e lajmeve "Tanjug".

Siç kanë njoftuar burimet e Qeverisë serbe, "nuk duhet befasuar që në Gjyqin e ri për Krime të Luftës nëse do hapen edhe raste për tregti me organe".

Qeveria serbe është ndarë tepër e kënaqur me raportin e Uilliamson, kanë bërë të ditura këto qarqe qeveritare, duke shtuar se "rëndësia e mirëfilltë e këtij raporti do të del në pah kur të ngriten aktakuzat".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail