Mot i keq në Kosovë dhe në Serbi

Prishtinë/Beograd, 31 korrik 2014 (MIA) - Mot i keq sot e ka përfshirë Kosovën, sidomos komunën e Gjilanit, ku kishte probleme të mëdha në funksionimin e trafikut, e më shumë kanë pësuar mbjelljet bujqësore.

Pasdite reshjet vërshuese nëpër rrugët e Gjilanit krijuan lumenj të vërtetë për shkak të të cilave për automjetet dhe këmbësorët kanë plotësisht e pamundur që të lëvizin nëpër rrugë.

Sipas mediave të Kosovës edhe në Prishtinë dhe në komuna të tjera të Kosovës, për shkak të reshjeve përmbytëse të shiut dhe breshërit janë shkaktuar vërshime dhe është shkaktuar dëm i madh material.

Në disa komuna në komunën e Serbisë sot është vendosur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq.



 

 

 

Në Kostolac reshjet përmbytëse e rrezikojnë punën e termocentralit, ndërsa në Vërshac janë përmbytur rrugët.

Enti hidrometeorolgojik i Serbisë edhe për pasdite paralajmëroi reshje vërshuese dhe breshër si dhe erë të stuhishme.

Në mënyrë të veçantë paralajmërim është drejtuar për jugun e Banatës, në Shumadi, Pomoravje dhe në Serbinë lindore dhe juglindore.

Në Pozhoravec për shkak të motit të keq është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Moti i keq gjithashtu e goditi edhe Novi Pazarin.

Në komunën e Medvegjës mbi njëqind shtëpi për shkak të dëmtimit të plotë të rrugëve janë shkëputur nga komuna.

Në rajonin e Nishit në 12 orët e ardhshme priten fatkqësi lokale me intensitet që mund të shkaktojë dëm të madh material dhe të jetë i rrezikshëm për sigurinë e njerëzve, paralajmëroi sot kryetari i komunës së Nishit, Zoran Perishiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail