Prostitucioni në Greqi u rrit për 1.500 për qind

Athinë, 1 gusht 2014 (MIA) - Si rezultat i krizës ekonomike që e përfshiu Greqinë, prostitucioni në këtë vend në disa nga vitet e fundit u rrit për 1.500 për qind.

Ky numër është konfirmuar përmes studimit të cilin bashkarisht e zbatun Sektori për kriminologji në Universitetin Pantion, Qendra nacionale për hulumtime sociale dhe ombudsmeni grek, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Vajza të reja, të papunësuara, çdo ditë lëshohen në prostitucion, ndërsa në të njejtën kohë vazhdimisht rritet edhe numri i viktimave të tregtisë me njerëz. Në qendër të Athinës, shumë studente shëtisin nëpër rrugë dh kërkojnë klintë në mënyrë që të mund ta paguajnë shkollimin. Sipas vajzave, nuk ka shumë klintë dhe për këtë arsye çmimet kanë rënë dukshëm.

Sipas hulumtimit, shumica e prostitutave punojnë për 20 apo 30 euro. Disa nga sëmundjet ngjitëse seksuale, për të cilat deri më tani besohej se janë zhdukur, tani regjistrohen çdo ditë.

Tregtia me gra këtë vit pritet të gjenerojë rreth 80 miliardë dollarë në Evropë. Sipas një hulumtimi paraprak të Organizatës ndërkombëtare për emigracion, vetëm 45 për qind të grave, të cilat janë viktima të tregtisë me njerëz, arrijnë të ikin në 12 muajt e parë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail