Arrestohen shtatë punonjës të BQ të Shqipërisë-së për vjedhje të miliona eurove

Tiranë, 1 gusht 2014 (MIA) - Në Shqipëri janë arrestuar 7 punonjës të Bankës Qendrore, të dyshuar për vjedhje të afro 5  milionë eurove nga rezervat e bankës, gjatë katër viteve të kaluara, ka njoftuar sot policia.

Këto arrestime janë bërë pasi banka kishte zbuluar se së paku 713 milionë lekë (5 milionë euro) po mungonin, gjatë një kontrolli të pasurive para dy ditësh, raporton AFP nga Tirana.

Policia tha se transfertat e bankës po hetohen, përfshirë edhe ato në të cilat janë të involvuar të afërmit dhe miqtë e të dyshuarave, por edhe të punësuarit e tjerë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Adrian Fullani, u tha gazetarëve se "operacionet" financiare të bankës, "nuk janë prekur" dhe se banka "vazhdon ta furnizojë sistemin bankar të vendit me likuiditetin e domosdoshëm", pasi është hetuar mungesa e të hollave.

Erjon Braçe, kryesues i Komitetit parlamentar të financave tha se "incidenti ka ndikuar si në imazhin e bankës ashtu edhe të vendit" dhe ka shtuar se "ne dëshirojmë zero tolerancë kundër të gjithë atyre që janë të involvuar".

Banka Qendrore e Shqipërisë, që është përgjegjëse për politkën monetare dhe stabilitetin financiar të vendit, i mbikëqyr edhe 16 banka private. mp/12:57
 



###

Qëndrim më i gjatë për të huajt të cilët kanë pronë në Mal të Zi

Podgoricë, 1 gusht 2014 (MIA) - Qeveria malazeze dje e miratoi propozim ligjin për të huaj, i cili do t'u mundësojë të huajve që kanë pronë në Mal të Zi të mund të qëndrojnë deri një vit, transmeton Tanjug-u.

Deri më tani, të huajt, si dhe ata të cilët kanë pronë në Mal të Zi, mund të qëndronin në vend më së shumti 90 ditë.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për punë të brendshme, Abid Cërnovrashanin deklaroi se me ligjin e ri do të rregullohet çështja e pronarëve ekzistues dhe se do të stimulohen të huajt të investojnë në patundshmëri në Mal të Zi.

Ai theksoi se për herë të parë, pjesa për të huajt, përkatësisht çështja për daljen dhe hyrjen e tyre, qëndrimin, paraqitja për punësim, do të jetë pjesë e një akti juridik.

"Me ligjin e ri do t'u mundësohet të huajve t'i zgjidhin çështjet e tyre statusore, si dhe ato lidhur me punësimin, të zgjidhen me një procedurë tek një organ, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme", theksoi Cërnovrshanin. ab/mp/9:13



###

Prostitucioni në Greqi u rrit për 1.500 për qind

Athinë, 1 gusht 2014 (MIA) - Si rezultat i krizës ekonomike që e përfshiu Greqinë, prostitucioni në këtë vend në disa nga vitet e fundit u rrit për 1.500 për qind.

Ky numër është konfirmuar përmes studimit të cilin bashkarisht e zbatun Sektori për kriminologji në Universitetin Pantion, Qendra nacionale për hulumtime sociale dhe ombudsmeni grek, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Vajza të reja, të papunësuara, çdo ditë lëshohen në prostitucion, ndërsa në të njejtën kohë vazhdimisht rritet edhe numri i viktimave të tregtisë me njerëz. Në qendër të Athinës, shumë studente shëtisin nëpër rrugë dh kërkojnë klintë në mënyrë që të mund ta paguajnë shkollimin. Sipas vajzave, nuk ka shumë klintë dhe për këtë arsye çmimet kanë rënë dukshëm.

Sipas hulumtimit, shumica e prostitutave punojnë për 20 apo 30 euro. Disa nga sëmundjet ngjitëse seksuale, për të cilat deri më tani besohej se janë zhdukur, tani regjistrohen çdo ditë.

Tregtia me gra këtë vit pritet të gjenerojë rreth 80 miliardë dollarë në Evropë. Sipas një hulumtimi paraprak të Organizatës ndërkombëtare për emigracion, vetëm 45 për qind të grave, të cilat janë viktima të tregtisë me njerëz, arrijnë të ikin në 12 muajt e parë. ab/mp/8:54



###

Kuvendi i Shqipërisë miraton reformën territoriale

Tiranë, 31 korrik 2014 (MIA) - Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pasditen e sotme, në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, projektligjin për reformën administrativo-territoriale.

Votimi fillimisht në parim, me 88 vota pro, kundër atë të Vangjel Dules dhe 1 abstenim atë të Vangjel Tavos, i hapi rrugën debateve mes kryetarit të PBDNJ-së që parashtroi disa amendamente në mbrojtje, siç tha ai, të minoriteteve.

"Insistoj në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Shqipëria është vend kandidat për në BE, besoj se qeveria e di mirë që ka një kriter për respektimin e të drejtave
të minoriteteve në negociatat për anëtarësim. Nëse pr/ligji në fjalë kalon në variantin e qeverisë, ai do të jetë një barrë për vendin në negociatat me BE-në. Propozoj që njësia administrative në Himarë të jetë Himarë-Lukovë. Vranishti dhe disa komuna të tjera të bashkohen me bashkinë Selenicë. Duke besuar në përkushtimin tuaj ndaj ligjit shpresoj në votën pozitive ndaj këtyre amendamenteve", deklaroi Dule.

Gjatë diskutimeve të amendamenteve të propozuara nga Dule për këtë pr/ligj deputetët e shumicës kanë hedhur poshtë 3 prej tyre dhe kanë miratuar dy. mp/20:40






###

550 mijë euro dëm nga reshjet në Prishtinë

Prishtinë, 31 korrik 2014 (MIA) - Fiks 548.542 euro janë dëmet që iu shkaktuan qytetarëve të Prishtinës në infrastrukturë dhe prona private, nga reshjet e javës së kaluar. Prej tyre 370.100 euro janë dëmtime në infrastrukturë, ndërsa 178.442 janë dëme që kanë pësuar pronat private.

Kështu u raportua nga kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal.

Në këtë mbledhje u prezantua propozim-raporti për situatën ekonomiko-financiare dhe për zbatimin e planeve investive të Komunës së Prishtinës për periudhën janar-qershor 2014. Ky propozim raport u miratua me 23 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim. mb/mp/20:14



###

Nikoliq: Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet t'u bashkangjitet sanksioneve kundër Rusisë

Beograd, 31 korrik 2014 (MIA) - Presidenti serb Tomisllav Nikoli deklaroi se bashkangjitja e Serbisë drejt sanksioneve kundër Rusisë duhet të jetë "hap shkatërrues për Serbinë", njofton ITAR-TASS.

Ai theksoi se nuk planifikon të përzihet në këtë çështje, e cila është në kompetencë të Qeverisë, por konsideron se Serbia "në asnjë rast" nuk duhet të vendosë sanksione kundër kujtdo qoftë, përfshirë kundër Rusisë.

"Vendosja e sanksioneve kundër Rusisë do të ketë pasoja të mëdha politike, si privim nga mbështetja në Këshillin për Sigurim të KB-së dhe prishje të marrëdhënieve vëllazërore midis dy popujve, për të cilat kanë luftuar paraprijësit tanë, ndërsa dëmet ekonomike, të cilat askush nuk do të mund t'i ripërtërijë, do të jenë qindra milionë euro në vit", paralajmëroi Nikoliq. ff/mp/19:59



###

Mot i keq në Kosovë dhe në Serbi

Prishtinë/Beograd, 31 korrik 2014 (MIA) - Mot i keq sot e ka përfshirë Kosovën, sidomos komunën e Gjilanit, ku kishte probleme të mëdha në funksionimin e trafikut, e më shumë kanë pësuar mbjelljet bujqësore.

Pasdite reshjet vërshuese nëpër rrugët e Gjilanit krijuan lumenj të vërtetë për shkak të të cilave për automjetet dhe këmbësorët kanë plotësisht e pamundur që të lëvizin nëpër rrugë.

Sipas mediave të Kosovës edhe në Prishtinë dhe në komuna të tjera të Kosovës, për shkak të reshjeve përmbytëse të shiut dhe breshërit janë shkaktuar vërshime dhe është shkaktuar dëm i madh material.

Në disa komuna në komunën e Serbisë sot është vendosur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të motit të keq.



 

 

 

Në Kostolac reshjet përmbytëse e rrezikojnë punën e termocentralit, ndërsa në Vërshac janë përmbytur rrugët.

Enti hidrometeorolgojik i Serbisë edhe për pasdite paralajmëroi reshje vërshuese dhe breshër si dhe erë të stuhishme.

Në mënyrë të veçantë paralajmërim është drejtuar për jugun e Banatës, në Shumadi, Pomoravje dhe në Serbinë lindore dhe juglindore.

Në Pozhoravec për shkak të motit të keq është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Moti i keq gjithashtu e goditi edhe Novi Pazarin.

Në komunën e Medvegjës mbi njëqind shtëpi për shkak të dëmtimit të plotë të rrugëve janë shkëputur nga komuna.

Në rajonin e Nishit në 12 orët e ardhshme priten fatkqësi lokale me intensitet që mund të shkaktojë dëm të madh material dhe të jetë i rrezikshëm për sigurinë e njerëzve, paralajmëroi sot kryetari i komunës së Nishit, Zoran Perishiq. mb/mp/18:31



###

Viktima e dytë në përmbytjet në Rumani

Bukuresht, 31 korrik 2014 (MIA) - Përmbytjet në Rumani sot e kanë marrë viktimën e dytë njerëzore, pasi që prurjet e ujërave u derdhën nga shtretërit e tyre dhe dëmtuan rreth 2.200 shtëpi, në jug të vendit.

Meteorologët për sot parashikuan reshje të mëdha në pjesët jugore të vendit, të cilat janë edhe më keq të goditura nga përmbytjet.

Viktima e sotme e dytë në përmbytjet është një burrë, i gjetur disa kilometra nga shtëpia e tij.

Për shkak të vërshimeve janë evakuuar 1.200 njerëz, ndërsa 2.200 shtëpi janë dëmtuar, nga të cilat 99 tërësisht. mb/mp/15:40



###

Millorad Dodik mbështet krijimin e entitetit kroat në BeH

Banja Llukë, 31 korrik 2014 (MIA) - Kryetari i Republikës Srpska, Millorad Dodik deklaroi se RS do t'i mbështesë kroatët që të kenë entitet të sajin në BeH dhe nuk i intereson nëse ata në vend do të jenë "entiteti i tretë ose i pestë".

"Në marrëveshjen që e kam me përfaqësuesit politikë të popullit kroat është e qartë se në kombinimin për entitetin kroat askush nuk e ke prek RS dhe për ne asgjë tjetër nuk është me rëndësi", theksoi Dodik, duke e komentuar raportin e Grupit ndërkombëtar të krizës, ku si një nga nga opsionet për zgjidhjen e krizës në BeH përmendet nevoja për krijimin e enitetit të tretë respektivisht entitetit kroat.

Ai përkujtoi se RS ka qëndrim të qartë, e ajo është se BeH-ja duhet të kthehet në Strukturën burimore të Dejtonit ose do të jetë e paqëndrueshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail