Kroacia e shet Goli Otokun

Zagreb, 1 gusht 2014 (MIA) - Midis 100 pronave në pronësi shtetërore të cilat Zyra shtetërore për menaxhim me pronë shtetërore vendosi t'i shesë ose t'i japë me qira, janë edhe ish-logori i Goli Otokut dhe shkolla e dikurshme politike në Kumrovec, publikoi Jutarnji list.

Të gjithë të interesuarit munden që deri më 15 shtator të dorëzojnë ide për ridedikimin e tyre.

Logori i dikurshëm famëkeq i Goli Otokut, ndërtesat dhe objektet e tjera të të cilit janë në sipërfaqe prej 4.500 metra katrorë, me vite po shkatërrohet.

"Duam të sigurojmë kushte që në Goli Otok të bëhet kompleks materialo-turistik. Atje ka pjesë të cilat janë të parapara për turizëm. Por, nuk është qëllimi në atë që ne si trup shtetëror të propozojmë se si të vendosen në funksion këto objekte", deklaroi Mlladen Pejnoviq drejtor i Zyrës shtetërore.

Ai shton se në Goli Otok si dhe gjithkund ku ofrohen patundshmëri shtetërore, do të mund të punohet në pajtim me planet hapësinore dhe se prona e patundshme do të shitet ose jepet me qira.

Këshilli parlamentar për të drejta të njeriut me propozim të ish-logoristëve "Ante Zemlar", para pesë viteve ngritën iniciativë që të miratohet ligj i posaçëm për Rajonin përkujtimor Goli Otok. Ministria e Kulturës njoftoi në fillim të vitit se nuk kanë të holla për formim dhe mirëmbajtje të monumentit përkujtimor, përkujton Jutarnji list.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail