OSBE-ja e akuzoi Erdoganin se u kërcënohet gazetarëve

Ankara, 8 gusht 2014 (MIA) - Organizata për siguri dhe  bashkëpunim në Evropë (OSBE) e akuzon kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan për shkak kërcënimeve të drejtuara ndaj gazetarëve gjatë fushatës parazgjedhore para zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Turqi, transmetuan mediat amerikane.

Gjatë tubimit parazgjedhor, në të cilin morën pjesë mijëra mbështetës të tij, Erdogan gazetaren Amberin Zaman e quajti "grua të paturpshme"  dhe "rebele të fshehur nën maskën e gazetarit" për shkak komentit të saj autorial  për votuesit  në shoqëritë myslimane.

Zaman është korrespondente e revistës "Ekonomist" në Turqi  dhe punon për gazetën turke "Taraf".

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, deklaroi se është "e shqetësuar për shembullin e fundit për dërgimin e kërcënimeve ndaj gazetarëve në Turqi".

Zaman është e fundit në serinë e sulmeve të gazetarëve nga ana e  Erdoganit, theksuan mediat amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail