Raporti: Gjermania ka spiunuar në Shqipëri

Tiranë, 24 gusht 2014 (MIA) - Shërbimi sekret i Gjermanisë ka spiunuar për vite të tëra në Shqipëri, për të pasur informacione për "krimin e organizuar", ka raportuar javorja gjermane, Der Shpigel, disa ditë pasi ishte zbuluar se Berlini e kishte përgjuar Turqinë, transmeton agjencia AFP nga Berlini.

Në raportin që pritet të publikohet sot, Der Shpigel thotë se edhe para se Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, ajo ishte në listën e "shteteve kryesore” për monitorim të shërbimit të inteligjencës BND.

Ky raport, për të cilin agjencia AFP thotë se e ka parë para se të publikohet, po bëhet vetëm një javë pasi javorja Der Spiegel, ka zbuluar se inteligjenca gjermane kishte përgjuar së paku një bisedë telefonike të sekretarit amerikan të shtetit, Xhon Keri dhe e kishte spiunuar aleatin e NATO-s, Turqinë, prej vitit 2009.

Ky zbulim e kishte zemëruar Ankaranë, e cila e kishte ftuar ambasadorin e Gjermanisë këtë javë për shpjegim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail