Erdogan paralajmëroi se deri të premten do të dihet përbërja e Qeverisë së re turke

Ankara, 27 gusht 2014 (MIA) - Presidenti i posazgjedhur turk dhe kryeministër i deritashëm Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se kryeministrit të ardhshëm Ahmet Davutoglu të të enjten do t'ia besojë mandatin për formimin e qeverisë, ndërsa përbërja e kabinetit të ri do të dihet veçmë ditën e ardhshme, transmetuan mediat britanike.

"Davutogllut nesër do t'i ndaj mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, ndërsa kabineti i ri do të shpallet të premten", tha Erdogan paara një numri të madh të mbështesësve të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet (AKP), të cilët janë mbledhur para qendrës sportive ku sot mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i partisë. hr/11:58



###

"Forbs": Greqia po kërkon "alternativë" për dërgesë të gazit natyror

Athinë, 27 gusht 2014 (MIA) - Greqia kërkon "alternativë" për dërgesën e gazit natyror në muajt e dimrit në rast se Rusia e ndërpret distribuimin për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, kumtoi "Forbs".

Greqia 60 për qind të gazit të nevojshëm e furnizon nga Rusia.

"Greqia si jashtë, ashtu edhe në vndin e vet po kërkon mundësi për marëveshje të reja për import të gazit, e gjithashtu po orintoht edhe në prodhim vendor", thekson "Forbs".

Gazeta thekson se Athina, sipas të gjitha gjasave do të vendosë thksin në dërgesat e gazit natyror nga Azerbajxhani edhe krahas rritjes së rezervave vndore të gazit.

Minsitri grek i Energjetikës, Janis Maniatis javën e kaluar i dërgoi letër eurokomisarit për energjetikë, GInter Jotinger me kërkesë që Athina të marrë garnca se Greqia nuk do të privohet dhe do të marrë sasinë e nevojshme të gazit natyror në rast të kontestimit apo ndalimit të importit nga Rusia. ab/hr/11:26 



###

Mbi 70 filma ballkanik në Pogradec

Pogradec, 27 gusht 2014 (MIA) - Edicioni i katërt i festivalit B3F ose ndryshe Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë do të nisë në Pogradec nga data 1-7 shtator.

Një program i pasur me filma artistikë, të shkurtër dhe dokumentarë, filma të animuar, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Kroacia, Turqia, Rumania, Maqedonia, Serbia dhe Greqia, si dhe filma ballkanas në bashkëprodhime nga Gjeorgjia dhe Sllovenia. Tryezës ballkanike do t’i shtohen edhe gatimet tradicionale, duke e bërë më të afërt këtë takim.

Janë më shumë se 70 filma të shkurtër, filma artistikë e dokumentarë, krijime të regjisorëve të njohur e të rinj, të cilët bëjnë bashkë një tablo të botës ballkanike, që do të takohen në Pogradec. Një program i pasur me filma, por edhe me gatime tradicionale.

Organizatorët Eno Milkani, Gerta Qurku dhe Fatos Baxhaku besojnë se një shprehje e vjetër shqiptare që thotë "e kam mik për kokë, kam ngrënë bukë me të", funksionon në të gjithë Ballkanin. Ja përse një nga pikat e forta të B3F është pjesa e ushqimit. Duke qëndruar bashkë ndër tryezat e Pogradecit, duke shijuar bashkë gatimet e njëri-tjetrit, pse jo duke e hedhur edhe ndonjë kupë vere a rakie të vendit, do të bëhemi edhe më të afërt. Duke dëgjuar njëri-tjetrin do të bëhemi më të aftë të kuptojmë artin, filmin, krijimin e secilit, raportojnë mediat shqiptare.

Edicioni i katërt i festivalit do të ketë në gjirin e tij sivjet edhe më shumë të rinj, të cilët do kenë mundësi të punojnë përgjatë një jave nën drejtimin e ekspertëve të njohur të filmit. Ja pra ky do të jetë festivali: konkurrimi i filmave nga krejt Ballkani të gjykuar nga një juri joballkanike, shijimi i Ballkanit edhe për nga kuzhina, freskia e liqenit të njohur e bashkuar me freskinë e prezencës rinore. Juria e festivalit joballkanike ka në përbërje të saj: Aleksander Manic, Petra Behlke-Campos, Eric Velthuis, Thomas Logoreci.

President nderi i festivalit është kineasti Pirro Milkani. B3F, një tryezë ballkanike që bën të mundur atë që ndodh rrallë ndodh, të takohemi me fqinjët tanë, është njëshkëmbim mes gjithë pjesëmarrësve në një oborr ballkanik. ab/hr/9:49



###

Ahmet Davutogllu do të jetë kryetar i ri i Partisë turke në pushtet, të Drejtësisë dhe Zhvillimit

Stamboll, 27 gusht 2014 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu sot duhet të zgjedhet kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).

Rreth 30.000 anëtarë të partisë pritet të marrin pjesë në kongres, transmetoi agjencia ANadollia.

Zgjedhja e Davutogllu për kryetar të AKP-së është hap natyror drejt funksionit të kryeministrit, i cili gjithashtu i është propozuar kryediplomatit të deritanishëm të Turqisë.

Rexhep Taip Erdogan, i cili me 52 për qind të votave fitoi në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën më 10 usht, e propozoi Ahmet Davutogllu për trashëgimtar të tij në funksionin e kryeminsitrit.

Erdogan largohet pas 11 viteve të kaluara në pozitën e kryeminsitrit, përmend DPA. ab/hr/9:21



###

Narkobanda qëlloi ndaj dy helikopterëve të policisë shqiptare

Tiranë, 27 gusht 2014 (MIA) - Dy helikopterë të policisë dhe armatës shqiptare u sulmuan nga një grup i tregtarëve ilegal me lëndë narkotike në pjesën veriore të Shqipërisë.

Sulmi i armatosur ka ndodhur kur me helikopterët janë bartur policët të cilët kanë marrë pjesë në operacionin disaditor për asgjësimin e mbjelljeve me marihuanë në rajonin e qytetit të Shkodrës.

Helikopteri gjerman BO105 është goditur nga 3 plumba, bëjnë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Një plumb ka kapur helikën, një tjetër bishtin e helikopterit dhe ka dëmtuar fijet komanduese, ndërsa një tjetër në serbator.

Dy pilotët kanë mundur ta ulin helikopterin pa rrezikuar jetën. Ndërkohë helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, është goditur vetëm nga një plumb, që ka shkaktuar vetëm gërvishtje.

"Gjatë këtij operacioni policor, me datë 22.08.2014, pas zbarkimit të forcave policore në zonën e operacionit, gjatë kthimit për në vendin e imbarkimit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një helikopteri të ushtrisë dhe helikopterit të policisë, ngjarje për të cilën po zhvillohen hetime intensive. Nga goditjet me armë zjarri të helikopterëve nuk ka pasur të dëmtuar", bëhet me dije nga policia shqiptare. ab/hr/8:47 



###

Vritet edhe një kosovar në Siri

Prishtinë, 26 gusht 2014 (MIA) - Në luftën e Sirisë e ka humbur jetën edhe një i ri shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për 25 vjeçarin M. L, nga Skenderaji, kanë bërë të ditur burime të afërta të Zëri.info.

Sipas burime thuhet se 25 vjeçari është vrarë dje në luftën e Sirisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail