Aeroplani qeveritar grak detyrimisht ka aterruar në Selanik

Athinë, 29 gusht 2014 (MIA) - Aeroplani qeveritar, me të cilin udhëtonte ministrin grek i Punëve të Jashtme, Evangelos Venizelos në Itali, detyrimisht ka ateruar në Selanik, pasi në kabinën e pilotit ka krisur xhami i dritares.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, problemi ka ndodhur në një lartësi prej 11.300 metrave, kështu që aeroplani ka ateruar në aeroportin më të afërt në Selanik.

Venizelos ka udhëtuar nga Turqia për në Milano, ku do të marrë  pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtëm të BE-së. nh/bsh/12:53

###

Erdogan e pranoi përbërjen e qeverisë së re turke

Ankara, 29 gusht 2014 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e pranoi sot përbërjen e qeverisë së re, të cilën paraprakisht ia kishte propozuar lideri i Partisë në pushtet, të Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe mandatari Ahmet Davutogllu. 

Pas miratimit të propozimit nga Davutogllu, ai zyrtarisht do ta marrë funksionin e kryeminsitrit, por qeveria nuk do të mundet mnjëherë të fillojë me punë.

Në pajtim me Kushtetutën e Turqisë, në afat prej pesë ditëve të punës, kryeministri duhet t'ia prezantojë Parlamentit programin qeveritar, ndërsa më 6 shtator dhoma ligjdhënëse duhet të votojë për besimin e kabinetit të ri.

Në vendin e Davutogllu, shef i ri i diplomacisë turke është emëruar minsitri i deritnaishëm për BE, Mevlut Çavushogllu. ab/bsh/12:53



###

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Prishtinë, 29 gusht 2014 (MIA) - Një vrasje dhe dy plagosje të rënda kanë ndodhur sot rreth orës 10 në fshatin Kollovërgë, ndërmejt Koshtovës dhe Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Burime të portalit Koha.net bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur në malet e këtij fshati, ndërsa viktimat, i vrari dhe dy të plagosurit kanë qenë duke prerë dru.

Kollovërga është fshat shqiptar, i braktisur nga banorët e tij.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti ka konfirmuar vetëm plagosjen e dy personave të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas portalit, ende nuk dihen emrat e viktimave, dhe as autorët e sulmit.

Ndërkaq, portali tjetër kosovar, Indeksonline, njofton se tre personat janë sulmuar nga serbë të unifromuar. ab/bsh/12:03


###

SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë nga liderët e Kosovës të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 29 gusht 2014 (MIA) - Zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë njoftuan se presin nga të gjithë liderët e Kosovës “që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të pavarur lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe se ky vendim e përforcon përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e çështjeve ligjore në mënyrë transparente dhe demokratike”.

Megjithëse nuk kanë pranuar të komentojnë nëse Kosova rrezikon të rrëshqasë drejt një krize institucionale edhe pas vendimit të Kushtetueses, zyrtarë amerikanë njoftuan se me rëndësi është që të respektohen vendimet e saj.

Njëjtë janë shprehur edhe nga Zyra e BE-së, të cilët insistojnë se nuk do të ndërhyjnë në proces. bsh/11:55

###

Në Nju-Jork sot mbledhje e KS të KB-së për Kosovën

Nju-Jork, 29 gusht 2014 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, sot më vonë gjatë ditës, do të debatojë për situatën në Kosovë, sipas raportit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Në raportin e tij, i cili është publikuar në faqen e OKB-së në Internet, pos tjerash, theksohet se zoti Ban i lavdëron institucionet, entitetet politike dhe popullin e Kosovës, për zgjedhjet paqësore dhe të rregullta të organizuara më 8 qershor, për Kuvendin e Kosovës dhe për pjesëmarrjen e entiteteve politike serbe të Kosovës dhe votuesit në pjesën veriore të Kosovës.

Mëtutje ai ka theksuar se negociatat paszgjedhore, që kanë pasuar, “kanë përfaqësuar një tjetër test të rëndësishëm të pjekurisë politike të institucioneve të Kosovës dhe konkludimi i tyre efikas është esencial,në mënyrë që udhëheqja e re në Prishtinë të mund të vazhdoj në mënyrë ekspeditive për t’i shqyrtuar sfidat kryesore, përfshirë reformën e sistemit zgjedhor dhe dialoguin politik me Beogradin”.

Në këtë raport përfshihet periudha prej 16 prillit e deri më 15 korrik të vitit 2014. ab/bsh/9:01



###

Anketë: Një e treta e kroatëve konsiderojnë se hyrja në BE ishte hap jo i mirë

Zagreb, 29 gusht 2014 (MIA) - Pak më pak se një e treta e qytetarëve të Kroacisë, 28 për qind, konsiderojnë se hyrja në Bashkimin Evropian ishte hap jo i mirë. Rreth 13 për qind e qytetarëve konsiderojnë se jetojnë më keq se prej se Kroacia hyri në Union, ndërsa 15 për qind shtesë vlerësojnë se me hyrjen e vendit në BE nuk janë marrë kurrfarë kushte të volitshme, tregoi anketa e Qendrës për hulumtim të tregut GFK.

Gjithsejt 32 për qind e kroatëve besojnë se vendi nuk arriti t'i shfrytëzojë të gjitha volitshmëritë që i janë ofruar me hyrjen në BE, përderisa 38 për qind kanë qëndrim pozitiv për anëtarësimin në Union.

Numri më i madh i qytetarëve kanë vërejtur zhvendosje pozitive m hyrjen e Kroacisë në BE në turizëm. Rreth 33 për qind e kroatëve vlerësojnë se turizmi ka përparuar për shkak të anëtarësimit.

Rreth 30 për qind e kroatëve vërejnë lëvizje pozitive në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa 25 për qind shohin përparim në sistemin bnkar. Vetëm pesë për qind shohin tendenca pozitive në ekonominë kroate dhe në punësim prej hyrjes së vendit në Union.

Hulumtimi është bërë në ekzemplarë prej 1.000 të anketuarve. ab/8:16



###

Tërmet i fuqishëm e goditi Greqinë

Athinë, 29 gusht 2014 (MIA) - Tërmet i fuqishëm, me fuqi prej 5,8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes e goditi Greqinë jugore. Tani për tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo viktima të mundshme.

Sipas vlerësimit fillestar të Institutit gjeofizik në Athinë, epiqendra  tërmetit është lokalizuar në Detin e Kretës, 120 kilometra në lindje të Spartës, në gadishullin peloponez.

Goditja është ndier edhe në ishullin e Kretës, si dhe në Athinë. Pas tij pasoi edhe një goditje e dytë, me fuqi prej 4,7 ballëve.

Seizmologët grekë për tërmetin thonë se është prej atyre me thllësi zë mesme dhe vlerësojnë se nuk duhet të shkaktohen shqetësime. ab/bsh/7:53



###

Erdogan e emëroi Davutoglu për u.d. kryeministër të Turqisë

Ankara, 28 gusht 2014 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e emëroi sot ministrin e deritanishëm të Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu për u.d kryeministër, pak pas dhënies së betimit si shefi i 12-të i vendit.

Davutoglu do të udhëheqë me kabinetin aktual qeveritar, derisa Erdogani nuk i jep mandatin për formimin e qeverisë së re, që është paralajmëruar të ndodhë gjatë ditës dhe derisa nuk zgjidhet qeveria e re.

Anëtarët e kabinetit të ri presin të  publikohen nesër. mp/bsh/16:48

###

Erdogan zyrtarisht president i Turqisë

Ankara, 28 gusht 2014 (MIA) - Rexhep Taip Erdogan sot edhe zyrtarisht e ndërmori funksionin president i Turqisë, në ceremoninë e inaugurimit në Parlamentin turk.

"Në pajtim me autorizimet e mia presidenciale, betohem në nderin dhe autoritetin tim para kombit të madh turk dhe para historisë se do ta mbrojë ekzistimin dhe pavarësinë e shtetit", tha Erdogan.

Ai e mori funksionin në seancë të posaçme të Parlamentit, ndërsa betimi i tij është ndjekur me duartrokitje të mëdha.

Erdogani e dha betimin si presidenti i parë i Turqisë, i cili është zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta. Ky funksion i mundëson edhe pesë vite të kaluara në pushtet.

Anëtarët e forcës kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane e braktisën seancën në shenjë proteste kundër zgjedhjes së Erdoganit, të cilin e akuzojnë për shkelje të Kushtetutës.

Funksioni president në Turqi është më tepër ceremonial, por Erdogani paraprakisht paralajmëroi se do të shfrytëzojë edhe autorizime që presidentët më parë nuk i kanë pasur. Ai nuk i fsheh ambicjet për vendosjen e sistemit presidencial në vend.

Në ceremoninë morën pjesë disa shefa të shteteve, por SHBA-ja dërgoi vetëm përfaqësues të Ambasadës së tyre, e po ashtu praninë e tyre nuk e paralajmëroi asnjë lider i Evropës Perëndimore.

Sipas analitikëve, kjo ndoshta është shenjë e acarimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Perëndimit gjatë viteve të kaluara, derisa Erdogani ishte kryeministër.

Pritet që më vonë sot Erdogani t'ia dorëzojë mandatin për përbërjen e qeverisë së re ministrit të deritanishëm të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu.

Davutogllu dje është zgjedhur për lider të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit në kongresin e jashtëzakonshëm partiak.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail