Amnesti interneshënell kërkon Serbia dhe Kosova të zbatojnë hetim për të zhdukurit

Uashington, 30 gusht 2014 (MIA) - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, organizata Amnesti interneshënell i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës për të kryer një hetim të shpejtë, të pavarur, efektive dhe të paanshme për zhdukjet dhe rrëmbimet me forcë të kryera para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara, Amnesti interneshënell , tha në raportin e saj se 15 vjet pas përfundimit të luftës rreth 1,700 njerëz janë ende të humbur.

Amnesti  tha se në Bosnje dhe Hercegovinë, 7,800 njerëz janë raportuar të humbur, 2,200 prej tyre në Kroaci.

Familjet e gjithë rajonit janë ende në pritje për të gjetur trupin e anëtarëve të tyre të zhdukur. Edhe kur trupi është gjetur dhe kthyer familjeve të tyre për varrim, një numër shumë i vogël i atyre që janë përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen e njerëzve janë sjellë para drejtësisë. Gërmimi i trupave të humbur është një proces tepër të ngadalshëm, edhe pse ka disa shenja të përparimit", ka vlerësuar organizatën Amnesti interneshënell .

" Më shumë se 12 vjet që kur trupat e më shumë se 900 shqiptarëve të tjerë të Kosovës të zhvarrosur në vende të tjera në Serbi, askush nuk i është përgjigjur ende në gjykatë", tha Amnesti në raportin e tij.

Sipas Amnesti, Kosova pritet të themelojë një gjykatë të veçantë, e cila do të gjykojë anëtarët e dyshuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për rrëmbimin e serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Megjithatë, UNMIK-u, i cili ishte përgjegjës 1999-2008 për të hetuar këto dhe të tjera rrëmbimet refuzon të ofrojë kompensim për familjet e personave të zhdukur për shkak të hetimeve të paefektshme.

Në raport thuhet se edhe pse Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina ratifikuan Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, ata kanë ende për të përmbushur angazhimet e tyre për të të treguar të vërtetën në lidhje me rrethanat e zhdukjes, progresin, rezultatet e hetimit dhe fatin e personave të zhdukur.

Kroacia dhe Maqedonia, sipas Amnesti kanë nënshkruar por ende nuk e ka ratifikuar Konventën. sn/mp/13:20



###


Kroacia: Katër dekada nga fatkeqësia më e madhe hekurudhore

Zagreb, 30 gusht 2014 (MIA) - Sot mbushen 40 vjet pasi në Stacion kryesor zagrebas ndodhi fatkeqësia më e madhe hekurudhore në Kroaci dhe ish SFRJ, në të cilën humbën jetën më shumë se 167 persona, ndërsa disa nuk kanë mundur as të identifikohen.

Treni ndërkombëtar nga Athina, përmes Zagrebit deri në Dortmund, për shkak të shpejtësisë së madhe në kthesën para stacionit ka dalë nga binarët.

Treni në kthesë ka hyrë me shpejtësi prej 100 kilometra në orë, edhe pse shpejtësia e lejuar ka qenë dyfish më e vogël, që shkaktoi dëmtim të vagonëve dhe përmbysjen e tyre.

Për fatkeqësinë, në të cilën mbijetuan 90 ushtarë, përgjegjës ishin makinisti - i dënuar me 15 vjet burg dhe ndihmësi i tij- i dënuar me tetë vite burg. Në hetim është konfirmuar se ata kanë punuar gjithsej 45 orë. sn/mp/11:05

###

Këshilli i Sigurimit e shyrtoi situatën në Kosovë

Nju-Jork, 30 gusht 2014 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka shqyrtuar situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon.

Shefi i UNIMK-ut, Farid Zarif ka shprehu keqardhje për incidentet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 36 orëve të fundit ku pati të shtëna armësh, vrasje dhe plagosje.

Delegacioni i Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, kurse delegacini nga Beogradi, nga  ministri i Jashtëm i këtij vendi, Ivica Daçiq.

Ministri i jashtëm në detyrë i Kosovë, Enver Hoxhaj ka folur  për procesin në të cilin tani gjendet Kosova, duke thënë se ajo së shpejti do ta ketë qeverinë e re, që do të jetë gjithëpërfshirëse e multietnike.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Serbia që t’i respektojë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mos inkurajojë destabilizimin e situatës në veri të vendit, duke përmendur rastin e EULEX-it.

"Qeveria e Kosovës ashpër dënon gjithë presionin e mundshëm ndaj personelit të EULEX-it, specifikisht kur është fjala tek arrestimi i kriminelëve të mundshëm që veprojnë në komunat veriore. Përtej kësaj, ne ndajmë shqetësimin serioz se autoritetet e Serbisë nuk janë përpjekur të zbatojnë marrëveshjet tjera të arritura në këtë dialog" , ka thënë Hoxhaj.

Ai në fjalën e tij ka përmendur edhe rastin e varrezës masive në Rashkë të Serbisë dhe nevojën për t’u identifikuar sa më shpejt civilët shqiptarë të zhdukur që nga viti 1999. 

"Derisa unë flas para jush, ekziston një qytet në Serbi me emrin Rashkë ku janë të varrosur të vrarët e luftës në Kosovë. Mbi këtë varr janë ndërtuar ndërtesa. Por, ky nuk është varri i vetëm i gjetur në Serbi. Ne i bëjmë thirrje  Serbisë që të ndërmarrin masa që të arrihet deri te zhvarrimi i trupave të varrezës së Rashkës. Çdo vonesë e zbardhjes së fatit të pagjeturve, zgjat më tutje dhimbjen e familjarëve të tyre. Dua të sjell në vëmendjen tuaj se kanë qenë të vrarë rreth 15 mijë qytetarë civilë gjatë luftës", ka thënë Hoxhaj duke theksuar edhe faktin se "gjatë luftës në Kosovë një numër i konsiderueshëm i femrave kanë përjetuar dhunë nga aparati shtetëror i Serbisë", ka përmendur Hoxhaj.

Kurse, si të arritura, Hoxhaj ka përmendur organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar të formohet sa më shpejt Gjykata Speciale.

"Ne besojmë se ka mjaft dëshmi për të ngritur padi ndaj disa pjesëtarëve të UÇK-së", ka thënë Daçiq duke shtuar se:

"Serbët vazhdimisht jetojnë në frikë. Këto janë pengesa drejt përmirësimit të marrëdhënieve. Katër shtëpi janë vjedhur në Pejë. Kjo s’është hera e parë që serbët e kthyer janë frikësuar dhe dekurajuar që të kthehen në shtëpi".

Ministri serb ka thënë se vlerëson punën e Klint I=Uilliamson dhe të gjithë atyre nga kjo task-forcë.

"Jemi të zotuar për dialog të mëtutjeshëm, dhe do t'i zbatojmë të gjitha marrëveshjet, por jo edhe Prishtina, pasi nuk kanë marrë masat e duhura, sidomos sa i përket Ligjit të amnistisë", është shprehur Daçiq.

 Ai ka përmendur  edhe ndalesat e hyrjeve të zyrtarëve serbë në Kosovë. mp/10:25



###

Aeroplani i ri presidencial në Turqi arriti një ditë pas inagurimit të Erdoganit

Ankara, 29 gusht 2014 (MIA) - Aeroplani i ri presidencial i Turqisë që sipas vëzhguesve ka pamjen e Er-Fors-Uan, u soll sot, një ditë pas  fillimit të funksionit si president të Rexhep Erdoganit.

Avioni Erbas A330-200 ateroi në aeroportin e Stambollit Sabiha Goçken dhe ka qenë i porositur nga Erdogani para 2,5 vitesh. Aeroplani në të cilin ka 90 vende është modifikuar nga kompania Gor Dizajn në San Diego dhe kushton 436 milionë lira turke (153 milionë euro).

Përfaqësuesit opozitarë në debatin parlamentar i bënë pyetje Qeverisë për shumën e paguar për avionin, sipas tyre me para shtetërore, nga fondi të cilin e menaxhonte Erdogani si kryeministër.

Qeveria konfirmon se aeroplanët që tani  janë në dispozicion të presidentit, kryeministrit dhe ministrave, nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për fluturime interkontinentale. Aeroplani  ri i Erdoganit do të mundet direkt të fluturojë nga Turqia deri në destinacione si Los Anxhelos apo Australi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail