"Tribuna": Thaçi javën e ardhshme do t'i ftojë liderët kosovarë për koalicion

Prishtinë, 31 gusht 2014 (MIA) - Partia Demokratike e Kosovës ka filluar t’i përgatisë ftesat për t’i dërguar në adresë të partive opozitare në përpjekje të daljes nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi.

Partia e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare, shpreson se do ta bindë Bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për një qeverisje gjithëpërfshirëse, ku rolin kryesor do ta kishte vetë PDK-ja.

Burime të "Tribunës" brenda kësaj partie, kanë bërë të ditur se brenda javës së ardhshme kjo parti do t’i ftojë në takime liderët e partive tjera, me pretendimin se gjërat kanë ndryshuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas këtij burimi, PDK në këto takime do të dalë me një plan konkret për dalje nga ngërçi politik.

"Aty parashihet arritja e një marrëveshjeje mes PDK-së dhe Bllokut LDK-AAK dhe Nisma për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse", i ka thënë ky burim gazetës. Sipas tij, PDK ende nuk ka vendosur nëse do t’i dërgohet ftesa edhe Lëvizjes Vetëvendosje për të qenë pjesë e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail