Kriza ka mbyllur mijëra mini markete në Greqi

Athinë, 16 shtator 2014 (MIA) - Nga viti 2010 deri në vitin 2013 në Greqi janë mbyllur më shumë se 3.500 dyqane të shitjes me pakicë për ushqim, tregon hulumtimi që e zbatoi instituti ndërkombëtar IRI, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

Kriza më së shumti i goditi dyqanet tradicionale siç janë mishtoret e pavarura dhe  mini marketet, të cilat nuk munden të ofrojnë lirime të njëjta sikur zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve.

Dhe përderisa disa zinxhirë, gjithashtu shkuan nën falimentim, të fuqishmit ende e marrin pjesën e tregut të cilën e lanë dyqanet tradicionale. Të dhënat e hulumtimit  të IRI tregojnë se derisa në vitin 2010 në Greqi ka pasur  16.207 dyqane të vogla për ushqim, ky numër është zvogëluar ë 12.547 në vitin 2013, që do të thotë se 3.660 ose një e pesta janë mbyllur.

Kriza ekonomike e përshpejtoi koncentrimin e marketeve nga zinxhirët e mëdhenj. Trendi i blerjes mish të freskët, perime dhe peshk nga supermarketet, ndërsa jo nga dyqanet lokale, kryesisht që të kursehet koha, shumë u shtrenjtua gjatë krizës. Këtë herë motivi kryesor janë zbritja e çmimeve të cilën supermarketet ishin në mundësi ta ofrojnë.

Trendi i koncentrimit nën një kulm i ktheu hipermarketet në modë, përkatësisht dyqanet  të cilat mbulojnë sipërfaqe  prej mbi 2.500 metra katror, kumtoi IRI. Në vitin 2013 numri i tyre është rritur në 58 prej 56 për qind në vitin 2012.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail