Policia e Kosovës arreston 15 persona të dyshuar për nxitje për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak

Prishtinë, 17 shtator 2014 (MIA) - Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot nga ora shtatë e mëngjesit ka nisur një aksion për arrestimin e të dyshuarve për pjesëmarrje në anën e militantëve terroristë në luftërat që po zhvillohen në Siri e Irak, ose për rekrutim e nxitje të shkuarjes në këto luftëra.

"Polica ka filluar aksionin që nga ora 7:00 e mëngjesit, ndërkohë do të ketë informata shtesë", ka thënë Brahim Sadria, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas informatave të para, të pakonfirmuara zyrtarisht, janë arrestuar 15 të dyshuar, ndër ta pesë imamë të cilët janë: Mazllom Mazllomi, Enis Rama, Ekrem Avdiu, Enes Goga dhe Shefqet Krasniqi si dhe politikani Fuad Ramiqi, partia e të cilit, LIZBA, vepron në baza fetare.

Ndërkohë raportohet se ndër të arrestuar është edhe Sh.K., nga Kaçaniku, sipas burimeve një bashkëveprimtar i Lavdrim Muhaxherit. 

Në shtëpinë e imam Shefqet Krasniqit, në Prishtinë, sipas mediave kosovare, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe parash, kurse në shtëpinë e Fuad Ramiqit, janë gjetur dhe konfiskuar shumë dokumente dhe disa kompjuterë. Ata vazhdojnë të intervistohen nga Policia e Kosovës.

Operacioni është zhvilluar nga Njësia Antiterror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës.
Javë më parë në Kosovë janë arrestuar 40 të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji, i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste. Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste "Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit" është cilësuar si një rrezik global. shk/hr/11:34



 
###

Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për lëvizje të lirë

Bruksel, 17 shtator 2014 (MIA) - Grupet punuese të Beogradit e të Prishtinës mbrëmë në Bruksel kanë arritur marrëveshje për lëvizjen e lirë që ka të bëjë me aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiq ka theksuar se është arritur marrëveshja edhe për pesë vendkalim kufitare ndërmjet Serbisë dhe vendeve të treta.

Siç njofton "Tanjug", duke u thirrur në burim diplomatike, transmeton Koha.net, qytetarët e Kosovës, në bazë të "dokumenteve të përkohshme të udhëtimit (nuk sqarohet në është fjala për letërnjoftim apo për pasaportë) do të munden që përmes Serbisë të udhëtojnë në vende të treta përmes aeroportit dhe kalimeve kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë.

Sipas kumtesës, kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi brenda dy muajsh. shk/hr/11:08



###

Davutogllu e ftoi Samarasin për çaj, Athina zyrtare refuzoi

Athinë, 17 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri turk Ahmed Davutogllu dje e vizitoi pjesën turke të Qipros dhe tha se kryeministri grek, Andonis Samaras, duhet ta shoqërojë  pikërisht atje në negociata paqësore, por Athina e hodhi poshtë komentin e tij.

"Nëse kryeministri është i gatshëm, të shkojmë së bashku në jug, të pimë çaj dhe të bisedojmë për çështje të ndryshme. Pastaj të shkojmë së bashku në veri. Eja  së bashku të vendosim paqe", tha Davutogllu në konferencën për shtyp.

Ministria greke e Punëve të Jashtme kumtoi se i përkrahë bisedat paqësore  të cilat i vëzhgojnë Kombet e Bashkuara, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

"Turqisë i mbetet të kontribuojë për arritjen e zgjidhjes me ndërmarrjen e iniciativave të vlefshme  të cilat kanë të bëjnë me thelbin e problemit: ekzistimi i forcave okupuese; mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe qëndrimi kontraproduktiv i palës turke të Qipros, ende ka në bisedat mes bashkësive", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së greke Konstantinos Kutras. sa/hr/8:22



###

Hapet konsullata e përbashkët Kosovë-Shqipëri në Milano

Tiranë, 16 shtator 2014 (MIA) - Kosova dhe Shqipëria kanë hapur sot edhe zyrtarisht konsullatën e përbashkët në Milano të Italisë.

Në ceremoninë e përurimit të konsullatës së përbashkët ishte prezent ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, si dhe homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të një fotoje nga ceremonia e përurimit, këshilltari i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.

"Sapo ndodhi. Prerja e shirit në Milano mes ministrave Enver Hoxhaj dhe Ditmir Bushati me rastin e hapjes se konsullatës së përbashkët Kosovë-Shqipëri. Urime!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, këshilltari i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj. bsh/19:45

###

Publikohet axhenda e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë

Tiranë, 16 shtator 2014 (MIA) - Publikohet axhenda e vizitës njëditore të Papa Françeskut në Shqipëri, më 21 shtator.

Mësohet se Ati i Shenjtë do të niset nga Roma në orën 07:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, në orën 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë është parashikuar ceremonia e pritjes në Presidencë. Në orën 10:00 Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.

Në orën 13:30 Papa Françeskudo të ketë një drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas do të takojë edhe krerët e besimeve të tjera në Shqipëri. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë niset drejt Romës nga aeroportin “Nënë Tereza”në orën 20:00.

Kisha Katolike shqiptare informon se Papa Francesku do të shoqërohet në avion nga mbi 70 gazetarë të huaj. Gjithashtu, Ati i Shenjtë nuk do të përdorë makinën e blinduar prej xhami në Tiranë, por një automjet të thjeshtë, te hapur që do t'i ofrohet nga pala shqiptare.

Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në 21 shtator 2014, sheshi "Nënë Tereza" do të ndryshojë tërësisht pamje. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi akordimin e fondit prej 332 milionë lekësh për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit "Nënë Tereza", si dhe dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i Tiranës, Atit të Shenjtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail