Davutogllu: Me mësim-besim kundër radikalizmit islam

Ankara, 17 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri turk Ahmet Davutogllu sot e dënoi vendimin e Gjykatës evopiane për të drejta të njeriut lidhur me  orët e detyrueshme të mësim-besimit nëpër shkolla, duke vlerësuar se mungsa e mësimit të tillë do të çonte drejt radikalizmit islam të Turqisë sipas shembullit të Sirisë dhe Irakut.

"Nëse shikoni se çka po ndodhë në rrethinë të Turqisë, do të shihni se mësim-besimi është i domosdoshëm. Nëse shteti nuk siguron arsim të drejtë fetar, mund të përballemi me radikalizëm siç kemi rastin në rrethinën tonë", deklaroi Davutogllu, duke aluduar në përforcimin e grupit xhihadist Shteti islamik në Irak dhe Siri.

Gjykata evropiane për të drejta të njeriut dje kërkoi nga Turqia t'i ndryshojë obligimet ligjore për mësim-besim të detyrueshëm në shkolla, sepse me vendimet ekzistuese, sipas vendimit gjyqësor, shkelet e drejta e arsimimit.

Sipas ligjeve turke, nga ndjekja e orëve për mësim-besim mysliman janë liruar vetëm fëmijët e të krishterëve dhe hebrenjtë, por jo edhe të pjesëtarëve të pakicës fetare alevite.

Gjykata, e cila vendosi pas ankesës së një grupi të pjesëtarëve të komunitetit alevit, vendosi se detyrimi i fëmijëve të alevitëve për ndjekje të detyrueshme të orëve të mësim-besimit mysliman, tek ata mund të shkaktojë "konflikt ndërmjet asaj që e mësojnë edhe për vetë vlerat e tyre" dhe të ndikojë ndaj "bindjeve të tyre fetare dhe filozofike".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail