Cipras u takua me Papën

Athinë, 19 shtator 2014 (MIA) - Lideri i partisë opozitare greke SYRIZA, Aleksis Cipras kërkoi lidhje më të afërta midis së majtës evropiane dhe Kishës ortodokse gjatë takimit të tij të mbrëmshëm me papa Françeskon në Vatikan.

"Vijmë nga pikëpamje të ndryshme ideologjike, por besojmë se pajtohemi për vlera të përbashkëta, siç janë solidariteti, dashuria ndaj qenies njerëzore, e drejta sociale dhe shqetësimi ynë për paqen në botë", deklaroi lideri majtist pas takimit të shkurtër me pontifin.

Cipras e ka njoftuar papën për pasojat e krizës ekonomike në Greqi, duke theksuar se masat e dhimbshme të imponuara nga ana e qeverive greke janë ndërmarrë "që të shpëtojnë bankat".

Zëdhënësi i Vatikanit, papa Federiko Lombardi ka kumtuar se takimi ka qenë "privat edhe pa rëndësi politike", duke theksuar se biseda është fokusuar në "çështjet njerëzore dhe sociale".

Cipras në takim është shoqëruar nga ish-lideri i Partisë komuniste austriake, Valter Bejer i cili, sipas agjencisë gjermane DPA, ka thënë se Papa ka theksuar se është "skandaloze ajo që shpëtimi i bankave është më e rëndësishme se shpëtimi i njerëzve".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail