Serbia vendos një sërë masash ekonomike në përpjekje për të dalë nga kriza në vend

Beograd, 19 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq mbrëmë deklaroi masa ekonomike për rimëkëmbje midis të cilave janë ulja e pagave dhe pensionve më të mëdha se 25.000 dinarë (211 euro), luftë të ashpër kundër ekonomisë gri, pushimin nga puna të punonjësve tepricë në administratë, zvogëlimin e subvencioneve në ndërmarrjet publike dhe përforcimin e sektorit privat.

Ai paralajmëroi rritje në ekonomi vitin e ardhshëm dhe dalje nga kriza në vitin 2016.

Qytetarët me paga dhe pensione më të ulëta do të kursehen nga ulja, ndërsa kjo ka të bëjë me të punësarit në sektorin publik me paga më të ulëta se 25.000 dinar dhe për pensionistët të cilët marrin pensione të tilla.

"Kjo është pjesa më e varfër. Vështirë se do të mund t'i paguajnë faturat nëse i ulim të ardhurat e tyre. Me siguri për të tjerët do të zbatohet ulja lineare prej 10 apo 10,5 për qind", deklaroi Vuçiq për televizionin shtetëror.

Të ardhurat e pensionistëve mbi 35.000 dinarë do të ulen për 6,2 për qind, ndërsa më të larta se 40.000 gjegjësisht 60.000 për nëntë për qind dhe 16 për qind.

"Pensionistët nuk janë fajtorë. Janë fajtorë ata të cilët na e shkatërruan shtetin", deklaroi Vuçiq.

Kursimet e planifikuara të pagave dhe pensioneve janë rreth 400 milionë euro, ndërsa në 700 milionë eurot e planifikuara, siç theksoi do të vihet përmes "masave të rënda".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail