Aeroplanë ushtrakë britanikë në Qipro përgatiten për sulme ndaj IS-it

Nikozi, 27 shtator 2014 (MIA) - Gjashtë aeroplanë britanikë ushatarakë "Tornado" në bazën Akrotiri në Qipro janë të gatshëm që të fillojnë operacionet në Irak kundër pozicioneve të Shtetit Islamik.

Aeroplanët britanikë janë të gatshëm pasi që dje Parlamenti britanik miratoi sulme ndaj pozicioneve të IS-it në Irak.

Zëdhënësi i Qeverisë qipriote Nikos Hristopulis deklroi se Nikoza është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë britanike për shkak të sulmeve ajrore.

"Ne jemi për eliminimin e një kanosje të tillë dhe marrim pjesë n koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizimit", theksoi Hristopulis duke shtuar se Nikozia do të informojë para fillimit të operacionit kundër IS-it. mp/11:04



###

Haga kërkon brugim të përjetshëm për Radovan Karaxhiq

Hagë, 26 shtator 2014 (MIA) - Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të KB-së për krime lufte në ish-Jugosllavi, thonë se ish-lideri i serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiq duhet të dënohet me burgim të përjetshëm, nëse shpallet fajtor për pjesën më të madhe të akuzave.

Në deklaratë me shkrim në të cilën përmblidhen prashikimit e tërë  procesit të Karaxhiqit, prokuroria e ka quajtr Karaxhiq "lider kryesor politik dhe ushtarak të serbëve boshnjakë dhe forcave të tyre" gjatë luftës në BeH nga viti 1992-1995.

Para Tribunalit të Hags të hënën , më 29 shtator do të fillojë parashtrimi i  fjalëve përfundimtare të gjykimit të Karaxhiqit. Procesi filloi me një fjalim hyrës të prokurorisë më 26 maj të vitit 2009, por si pasojë e rezistencës të të akuzuarit, dëshmitari i parë në prokurori është marrë në pyetje madje më 13 prill të vitit 2010.

Karaxhiq (69) është akuzuar për gjenocid në Srebrenicë, për përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve në BeH, terrorizimin e popullatës në Sarajevë me fushatën artilerike dhe sulmet me snajper dhe marrjen e pengjeve të "helmetave blu" të KB-së.

Tribunali i Hagës më 25 korrik të vitit 1995 ngriti akuzën e parë kundër Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiq që  kishte 16 pika, prej të cilave një për gjenocid, ndërsa tre për krime kundër njerëzimit. mp/20:06



###

Pozita e Turqisë për luftë kundër SHI-s ndryshoi pas çlirimit të pengjeve turke

Ankara, 26 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se pozita e Ankarasë për luftë kundër xhihadistëve të "Shtetit Islamik" ndryshoi pas lirimit të pengjeve turke, duke paralajmëruar se Turqia mund t'i bashkohet grupit.

"Pozita jonë tashmë ka ndryshuar. Procesi i cili do të pasojë, do të jetë tërësisht i ndryshëm", tha Erdogan në Stamboll, pas kthimit nga sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Erdogan theksoi se "masat e domosdoshme" do të ndërmerren nga Parlamenti më 2 tetor. shk/mp/19:19


###

Policia rumune ka sekuestruar 14 milionë euro banknota të falsifikuara

Bukuresht, 26 shtator 2014 (MIA) - Policia rumune ka sekuestruar sot 14 milionë euro banknota të falsifikuara, si dhe një makinë për shtypjen e parave të rreme dhe ka arrestuar tre të dyshuar.

Të dyshuarit janë italianë nga Napoli. Ata janë arrestuar në Iradja, Rumania Veriore, me banknota të rreme prej 50 dhe njëqind euro me vlerë të përgjithshme prej 11,6 milionë euro.

Policia e ka zbuluar pjesën tjetër nga paratë e rreme në mbeturina. Policia rumune kumtoi se e ka realizuar operacionin mbrëmjen e kaluar në bashkëpunim me kolegët italianë, të cilët kanë arrestuar një pjesë të falsifikuesve, dy ditë më parë.

Policia italiane ka sekuestruar banknota të rreme me vlerë të përgjithshme prej 19 milionë eurosh dhe ka arrestuar tre persona. mb/mp/17:36



###

Kërkesë e re e SHBA-së për centralizimin e BeH-së

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=115127790Uashington, 26 shtator 2014 (MIA) - Kongresmeni amerikan Kristofer Smit propozoi rezolutë në Dhomën përfaqësuese të kongresit të SHBA-së, me të cilën kërkohet reforma kushtetuese dhe përdorimi i të gjitha kompetencave të cilat u janë dhënë përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në BeH.

Në rezolutë theksohet  se Marrëveshja e Dejtonit është tejkaluar, por jo edhe roli  i përfaqësuesit të larët të BeH-së, ndërsa është potencuar edhe ideja se kundërshtimi i centralizimit, përkatësisht përforcimi i institucioneve në nivel të BeH-së, është arsye për stagnimin e vendit.

"Bashkësia ndërkombëtare i mban kompetencat e vlefshme dhe autorizimet e marra me marrëveshjen e Dejtonit, por në vitet e fundit refuzon në mënyrë adekuate t'i shfrytëzojë gjatë adresimit të çështjeve për keqësimin e atmosferës politike dhe stagnimin e vendit", vlerësohet në dokument.

Përfaqësuesit zyrtarë në Sërpska Republika vlerësuan se rezoluta ka për qëllim të kryejë presion, qëllimi i të cilit është vazhdimi i centralizimit të BeH-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail