Ballkani harxhon resurse natyrore pothuajse sa për dy planete

Mostar, 30 shtator 2014 (MIA) - Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës (WWF) në raportin për gjendjet në planet për vitin 2014, zbulon se vendet ballkanike harxhojnë më shumë burime natyrore se që u lejohet.

Sipas raportit, Bosnjë e Hercegovina harxhon resurse sa 1,46 planete, ndërsa në rajon vetëm Serbia ka përshtypje më të ulët ekologjike, me të cilën matet konsumi i burimeve natyrore të njerëzimit, edhe pse edhe më tej është shumë i madh për qëndrueshmërinë e Tokës.

Stili i jetës në Kroaci kërkon burime sa për 1,86 planete, në Serbi 1,43, që është identik me mesataren globale të përshtypjes ekologjike, Sllovenia harxhon madje sa 2,46 planete, ndërsa Maqedonia 1,7, theksohet në raportin e Fondit botëror për mbrojtjen e natyrës.

Petra Remeta nga Programi Mesdhetar i Fondit, paralajmëron se ndryshime duhet të ndodhin në të gjitha nivelet e shoqërisë, veçanërisht në energjetikë dhe prodhimtari, ku veprimtaria duhet të bazohet në burime ripërtëritëse të energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve.

Dhjetë vende me përshtypje më të madhe ekologjike për kokë njeriu janë Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Danimarka, Belgjika, Trinidadi dhe Tobago, Singapori, SHBA-ja, Bahreini dhe Suedia.

Përshtypja ekologjike tregon gjithashtu se të gjitha shtetet anëtare të BE-së jetojnë mbi mundësinë e një planeti, ndërsa kur secili në Tokë do të jetonte jetën e një banori mesatar të BE-së, njerëzimit do t'i nevojiten 2,6 planete që t'i kënaqin nevojat për burime natyrore.

Në raport gjithashtu theksohet se popullata e rreth 3.000 llojeve të kafshëve të egra është zvogëlur për mbi 50 për qind në disa dekadat e fundit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail