Ballkani harxhon resurse natyrore pothuajse sa për dy planete

Mostar, 30 shtator 2014 (MIA) - Fondi botëror për mbrojtjen e natyrës (WWF) në raportin për gjendjet në planet për vitin 2014, zbulon se vendet ballkanike harxhojnë më shumë burime natyrore se që u lejohet.

Sipas raportit, Bosnjë e Hercegovina harxhon resurse sa 1,46 planete, ndërsa në rajon vetëm Serbia ka përshtypje më të ulët ekologjike, me të cilën matet konsumi i burimeve natyrore të njerëzimit, edhe pse edhe më tej është shumë i madh për qëndrueshmërinë e Tokës.

Stili i jetës në Kroaci kërkon burime sa për 1,86 planete, në Serbi 1,43, që është identik me mesataren globale të përshtypjes ekologjike, Sllovenia harxhon madje sa 2,46 planete, ndërsa Maqedonia 1,7, theksohet në raportin e Fondit botëror për mbrojtjen e natyrës.

Petra Remeta nga Programi Mesdhetar i Fondit, paralajmëron se ndryshime duhet të ndodhin në të gjitha nivelet e shoqërisë, veçanërisht në energjetikë dhe prodhimtari, ku veprimtaria duhet të bazohet në burime ripërtëritëse të energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve.

Dhjetë vende me përshtypje më të madhe ekologjike për kokë njeriu janë Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Danimarka, Belgjika, Trinidadi dhe Tobago, Singapori, SHBA-ja, Bahreini dhe Suedia.

Përshtypja ekologjike tregon gjithashtu se të gjitha shtetet anëtare të BE-së jetojnë mbi mundësinë e një planeti, ndërsa kur secili në Tokë do të jetonte jetën e një banori mesatar të BE-së, njerëzimit do t'i nevojiten 2,6 planete që t'i kënaqin nevojat për burime natyrore.

Në raport gjithashtu theksohet se popullata e rreth 3.000 llojeve të kafshëve të egra është zvogëlur për mbi 50 për qind në disa dekadat e fundit. shk/mp/13:46




###

Arrestohet vëllai i shefit të AKI-së së Kosovës për grabitje nafte

Prishtinë, 30 shtator 2014 (MIA) - Agim Smakaj, vëllai i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, është arrestuar dje si i dyshuar për vjedhje të naftës në stacionin policor në Gjakovë.

Kryeprokurorja e Prokurorisë së Gjakovës, Shpresa Bakija, ka thënë për "Kohën Ditore" se një zyrtar administrativ është kapur në flagrancë me dy bidona në tentativë për të kryer vjedhje të karburantit.

"Ka ndodhur një tentim vjedhje. Zyrtari është zënë në flagrancë me dy bidona duke marrë naftë. Është njoftuar Iinspektorati Policor", tha Gjakova.

Sipas Bakija,  do të vazhdohet më tej  me hetimin  por nuk do të jetë ndonjë masë e rëndë  për arsye se është në tentativë dhe është një sasi e vogël. mp/13:08



###

Në luftën në Siri humbi jetën edhe një 17-vjeçar shqiptar

Prishtinë, 30 shtatr 2014 (MIA) - Edhe një gjilanas i vrarë në Siri. Këtë herë bëhet fjalë për një 17 vjeçar nga Uglari i Gjilanit. Melos Selami Kosumi është vrarë në Siri, njoftojnë mediat kosovare duke iu referuar  burimeve policore.

Mësohet se Melosi ishte në një shkollë në Turqi derisa prej atje kishte shkuar në luftë pa dijeninë e familjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe prindi i viktimës Selami Kosumi. "Po është e vërtetë se djali im është vrarë në Siri para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës shumë  i zoti ", tha Selamiu. mp/13:03



###

Grevë e kontrollorëve grekë të fluturimeve më 4 dhe 5 tetor

Athinë, 30 shtator 2014 (MIA) - Kontrollorët grekë të fluturimeve  u kërcënuan se do të hyjnë në grevë më 4 dhe 5 tetor, në shenjë proteste kundër dekretit ministror me të cilën Organizata për menaxhim me borxhin shtetëror do të ketë qasje deri te llogaritë e aviacionit, që t'i mbulojë nevojat e tij, njoftoi sot gazeta greke "Etnos".

Kontrollorët e fluturimit kërkojnë që partitë politike të ndihmojnë që të zgjidhet çështja dhe kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Administrative Supreme që të anulohet vendimi i Ministrisë.

Ata janë ankuar edhe para Eurokomisionit dhe Europarlamentit për mosrespektim të së drejtës evropiane. sn/mp/12:45



###

Gashiq: Serbia mbetet ushtarakisht neutrale

Beograd, 30 shtator 2014 (MIA) - Ministri serb i Mbrojtjes, bratisllav Gashiq  sot përsëriti se Serbia dhe armata e saj mbeten ushtarkisht neutrale. 

Ai, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si i komenton kritikat ndaj paralajmërimit për nënshkrimin e Planit individual të aksionit për partneritet, në kuadër të Partneritetit për paqe ndërmjet Serbisë dhe NATO-s, theksoi se kjo paraqet formën më të madhe të bashkëpunimit me këtë organizatë, e jo anëtarësim në të.

"Këto janë të njejtat ato të cilat në vitin 2006 i nënshkruan të gjitha marrëveshjet me NATO-n, ndërsa tani e kritikojnë raportin tonë. Serbia, Minsitria e Mbrojtjes, Armata dhe Qeveria absolutisht u përmbahen obligimeve të arritura nga periudha e kaluar, kur është nënshkruar Partneriteti për paqe me Aleancës", theksoi Gashiq.

Gashiq shtoi se ushtria serbe dhe Minsitria e Mbrojtjes janë ushtarakisht neutrale, por se kanë miq edhe në lindje edhe në perëndim. ab/mp/12:31



###

Turqia me thirrje për ndihmë deri te bashkësia ndërkombëtare për shkak të refugjatëve sirianë

Stamboll, 30 shtator 2014 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Brendshme Efkan Ala i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t'i ndihmojë Turqisë për ballafaqim me krizën me refugjatët nga Siria.

Ala i cili mbrëmë ka folur  në forumin ekonomik botëror në Stamboll përkujtoi se vetëm për disa ditë  në këtë muaj në Turqi kanë arritur mbi 150 mijë refugjatë kurdë sirianë.

"Organizatat ndërkombëtare nuk ndihmojnë ashtu si duhet. Ne harxhuam 4 miliardë dollarë, KB-ja ka harxhuar 160 milionë dollarë  për ndihmë humanitare në Siri, ndërsa shtetet e tjera kanë harxhuar 244 milionë dollarë për ndihmë. Kjo nuk është asgjë", theksoi Ala.

Nga fillimi i luftës në Siri, Turqia ka pranuar mbi 1,5 milionë refugjatë sirianë.  sa/mp/12:25



###

Grekët të kënaqur nga kundërshtimi i Lavrovit për zgjerimin e NATO-s

Athinë, 30 shtator 2014 (MIA) - Mediat greke me kënaqësi të pafshehur e transmetuan deklaratën e Sergej Lavrovit se zgjerimi potencial i NATO-s  me Ish Republikat Jugosllave BeH, Maqedoni dhe Mali i Zi mund të shihet si provokim.

Në pyetjen se si Moska shikon në afrimin e mundshëm të mëtutjeshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht perspektivën për pranim të Malit të Zi, Maqedonisë dhe veçanërisht Bosnja e Hercegovinës në anëtarësim me të drejtë të plotë  në NATO, Lavrov për gazetën boshnjake "Dnevni avaz" ka thënë se ajo në Moskë përjetohet si "politikë e gabuar dhe provokim të Aleancës veriatlantike".

"Kur ka të bëjë me zgjerimin e NATO-s sipas meje, ajo është gabim, madje provokim në mendim të caktuar. Ajo në ndonjë mënyrë  nuk është politikë përgjegjëse  e cila e rrënon përcaktimin të ndërtohet sistem i sigurisë së barabartë dhe të ndarë në Evropë. Barazi për të gjithë pa shikim nëse ndonjë vend është anëtar i këtij blloku ose bllokut tjetër, ose jo", ka deklaruar Lavrov.

Edhe pse deklarata e Lavrovit është e qartë dhe është në kontekst të qëndrimeve veçmë të njohura të Rusisë për zgjerimin e NATO-s, në përgjithësi mediat greke, në stilin e tyre, e shpjeguan si përkrahje për Greqinë.

"Për herë të parë Rusia vendosi veto në zgjerimin e NATO-s të Ballkanit dhe verçanërisht Shkupit që direkt e prek Greqinë e cila vetë lufton me integrimin e saj në Aleancën veriatlantike, shkruajnë disa portale informative duke përkujtuar në veton të cilën Karamanlis e vendosi për hyrje të Maqedonisë në NATO në samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

Edhe pse, Rusia nuk ka të drejtë të  vetos në NATO sepse nuk është anëtare. Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë nuk janë rregulluar përmes Këshillit NATO-Rusi i cili është formuar me qëllim të ballafaqimit  me çështjet e sigurisë dhe projektet e përbashkëta. Për shkak të krizës në Ukrainë, NATO në muajin maj të këtij viti i ka ngrirë marrëdhëniet me Rusinë, anëtaret e Aleancës nuk planifikojnë ta shfuqizojnë Këshillin NATO-Rusi. sa/ab/11:43



###

Turqia dërgoi aeroplan për t'i evakuuar shtatsit e vet nga Libia

Ankara, 30 shtator 2014 (MIA) - Turqia ndërmori evakuimin e 270 shtetasve të vet nga Libia për shkak të përkeqësimit të gjendjes së siurisë në vend, deklaruan burime diplomatike turke.

Ankaraja dërgoi aeroplan, i cili nga Libia duhet t'i marrë punëtorët turq, të cilët kryesisht janë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, deklaroi një burim nga MPJ-ja turke, i cili kërkoi anonimitet.

Libinë po e trondit destabiliteti politik pas rrëzimit të regjimit të Moamer Gadafit dhe vrasjes së tij në vitin 2011. ab/mp/10:21



###

Partitë në Qipro të brengosura për shkak të shfrytëzimit të bazave britanike në ishull kundër SHI

Nikozia, 30 shtator 2014 (MIA) - Partitë politike në Qipro janë të brengosura për shkak të shfrytëzimit të bazave britanike të ishullit në luftën kundër xhihadistëve të "Shtetit Islamik".

Gazeta "Filefteros" e transmeton deklaratën e ministrit të Mbrojtjes, Hristoforos Fokaidis, i cili thotë se nuk ka bazë për shqetësim dhe panik, duke theksuar se Qiproja dëshiron të japë kontribut në luftën kundër terrorizmit, që është kanosje për mbarë njerëzimin.

Ai shfaqi bindje se autoritetet e ishullit i kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për siguri.

Sipas gazetës "Politis", zëdhënësi qeveritar, Nikos Hristodulidis ka deklaruar se Qiproja në mënyrë aktive merr pjesë në fushatën kundër xhihadistëve dhe se vendi është në kontakte të vazhdueshme me partnerët e BE-së për atë se çfarë roli mund të luajë shteti-ishull në këtë luftë. shk/mp/9:37 



###

Fyle: Debatet politike duhet të udhëhiqen në institucionet demokratike

Tiranë, 30 shtator 2014 (MIA) - Një klimë më bashkëpunuese politike përmes gjithëpërfshirjes dhe veprimeve konsensuale do t'i shërbente përshpejtimit të axhendës evropiane të vendit.

Ky është qëndrimi i njëjtë i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe komisarit për Zgjerim, Shtefan Fyle të shprehur gjatë takimit mes tyre në Tiranë përpara zhvillimit të Dialogut te Nivelit të Lartë.

Komisari Fyle vuri në dukje se përgjegjësitë e reja të Shqipërisë me marrjen e statusit të vendit kandidat kërkojnë më tepër pjekuri politike nga të gjitha palët në Parlament dhe një përshpejtim të axhendës së reformave kyçe.

Këtë bindje  e shprehu edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta që, bashkë me Komisarin Fyle ndanë bindjen e përbashkët se Parlamenti është vendi i dialogut politik në shërbim të qëndrueshmërisë së procesit të reformave, që nevojiten për integrimin evropian të vendit. shk/mp/8:37 



###

Xhani Pitela: Beteja politike duhet të jetë në parlament

Strasburg, 29 shtator 2014 (MIA) - Shefi i ri i Grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin evropian konsideron se Unioni fillimisht duhet të thellohet para se të zgjerohet sërish, duke cekur se beteja politike, para së gjithash, duhet të zhvillohet në parlament.

Xhani Pitela e konfirmoi atë që Zhan-Klod Junker e tha se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian:

"E konfirmoj vendimin se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian. Ne fillimisht duhet t'i thellojmë rregullat për funksionim të Unionit të tanishëm", tha Pitela, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Eurodeputeti italian me atë rast jep sqarime se përse në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim, por edhe krahas kësaj, vendet kandidate mund të përparojnë.

"Nuk është e mundur të vazhdohet të zgjerohet Bashkimi Evropian në mënyrë hipertrofike, pa pasur me atë rast përmirësim të mënyrës së sundimit të Bashkimit Evropian. E konfirmoj atë që e tha kryetari Junker. Ka dosje të cilat duhet të mbyllen para se të parashihet anëtarësimi i një vendi. Pesë vite janë mjaft për të filluar negociatat".

Rreth vendeve të Ballkanit, Pitela ishte shumë i qartë:

"Për vendet nga Ballkani mund të them se ato janë favoritet tona për anëtarësim në BE".

Me atë rast, duke u përgjigjur në pyetjen për bojkot të parlamentit të Shqipërisë nga ana e opozitës, Pitela e përsëriti atë që na u përgjigj edhe neve lidhur me bojkotin e parlamentit të Maqedonisë nga opozita.

"Ne jemi kundër tërheqjs nga Parlamenti. Nuk duhet pasur mungesa në Parlament, beteja politike duhet të jetë në Parlament. Nuk duhet të tërhiqet në superizolim. Nevojitet sjellje konstruktive, sjellja e këtillë është negative për të gjitha perspektivat evropiane". ab/bsh/18:20



###

Han: Cilësia para shpejtësisë lidhur me zgjerimin e BE-së

Bruksel, 29 shtator 2014 (MIA) - Komisari i ardhshëm për negociata për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Johanes Han, thotë se cilësia do të jetë para shpejtësisë lidhur me pranimin e vendeve të ardhshme në Union, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Han, i cili nesër do të përgjigjet para Komitetit për punë të jashtme (AFET) në parlamentin evropian lidhur me resorin që prej 1 nëntorit do ta marrë nga Shtefan Fyle, u përgjigj m shkrim në pesë pyetjet me shkrim të AFET.

Lidhur me atë se cilat veprime ka ndërmend t'i ndërmarrë, në mënyrë që të ruhet momenti i zgjerimit dhe mbajtja e vndeve adekuate të fokusuara në përgatitje për inkuadrim, Johanes Han thotë se pikëpamjet për inkuadrim drejt BE-së janë spiranca kryesore dhe drejtuesi i reformave dhe se Brukseli duhet tërë këtë ta shfrytëzojë mençurisht. "Në të njejtën kohë, unë jam i vendosur se secili vend duhet të hyjë në BE vetëm pasi që të jetë plotësisht i përgatitur", shtoi Han.

Komisari i ardhshëm për negociata për zgjerim konsideron se lidhur me zgjerimin, cilësia duhet të jetë para shpejtësisë.

"Do të vazhdoj me punë për përgatitjen e vendeve përmes kornizës për zgjerim, duk i prëfshirë negociatat, si dhe Procesin për stabilizim dhe asociim. Partnerët tanë duhet të kuptojnë se për këto përgatitje do të nevojitet kohë, por angazhimet tona mbeten. Nevojiten reforma të thella dhe të njejtat mund të arrihen gradualisht, me mbështetjen tonë të fuqishme. Procesi i negociatave siguron kornizë rebusi me udhëzime të qarta. Unë do të sigurohem që secili vend e kupton qartë atë që kërkohet prej tij në mënyrë që të lëvizë përpara, duke u okusuar në përpjekjet për zbatim efikas të hapave të ardhshëm më të rëndësishëm", sqaron Han, sipas të cilit, posaçërisht janë kyç kapitujt sundimi i së drejtës, dialogu politik dhe bashkëpunimi me vendet dhe të shfrytëzohet i tërë potenciali i IPA 2 për nxitje të reformave.

Sipas Han, ai do të angazhohet për konsekuencë më të madhe në qasjen e Eurokomisionit dhe se Komiteti i përzier parlamentar i PE-së mund të ndihmojë në mbajtjen e momentumit për reforma nga puna me kolegët e tyre në parlamentet nacionale të vendeve nga zgjerimi. ab/bsh/16:22



###

Granata minahedhëse, të gjuajtura nga Siria, ranë në territorin turk

Stamboll, 29 shtator 2014 (MIA) - Granata minahedhëse, të hedhura nga Siria, kanë rënë në territorin turk, transmetoi DPA, duke iu referuar informatës së televizionit turk Si-En-En Turk.

Granatat janë hedhur gjatë luftërave të gjata mes luftëtarëve të grupit "Shteti Islamik" dhe forcave kurde, të cilët e mbrojnë  qytetin kufitar sirian Ain al Arab. (në gjuhën kurde Kobane).

Të paktën një granatë sot ka rënë në territorin turk, ndërsa mbrëmë gjatë rënies së disa granatave tjera në qytetin ndërkufitar turk Suruç janë plagosur tre persona.

Nga rajonet ndërkufitare turke mund të shihet shtyllë nga tymi se si ngritet mbi qytetin Kobane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail