Mediat serbe: Ja shqiptari që komandoi dronin me “Iphone’, plani me Olsi Ramën

Beograd, 20 tetor 2014 (MIA) - Serbia thotë se ka zbuluar dhe ka shpallur në kërkim njeriun që ngriti një flamur me simbole shqiptare mbi stadiumin Partizani të martën në mbrëmje. Mediat serbe shkruajnë se është identifikuar personi që ngriti me dron flamurin e “Shqipërisë së madhe” mbrëmjen e se martës në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.  Sipas mediave serbe ai është 32 -vjeçari Ismail Morinaj. 

Morinaj sipas të përditshmes serbe ‘Kurir’ merret kryesisht me alpinizëm dhe sportin e ngjitjes. Duke iu referuar të dhënave nga autoritetet serbe, gazeta bën të ditur se Morinaj ka hyrë në Serbi në 11 tetor 2014 me një makinë me targa italiane dhe ka qëndruar në një hotel pranë stadiumit “Partizani”, ku është regjistruar me një kartë identiteti italiane. Menjëherë pas aktit që nxehu gjakrat në stadium, Morina është larguar nga Serbia ndërsa autoritetet e këtij vendi kërkojnë ndihmën e Interpolit për kapjen e tij. 

Dyshohet se ai ka vënë në lëvizje dronin përmes një programi që është instaluar më parë në iPhone. Deri më sot serbët kishin deklaruar se dronin e ngriti vëllia i kryeministrit, por sot gazeta serbe bën një hap prapa kur shkruan se Morinaj dhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama kanë njohje dhe së bashku kishin planifikuar ngritjen e banerit me përmbajtje patriotike në stadiumin “Partizani” të Beogradit. 

Sipas gazetës, Olsi Rama, ka marrë kontrollin e dronit të Morinajt, përmes një programi të instaluar në Iphone.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail