Shqipëria formoi njësit të ri për luftën kundër terrorizmit

Tiranë, 20 tetor 2014 (MIA) - Shqipëria do të ketë strukturën antiterror, ndër më të mëdhatë në rajon, duke i dhënë një vëmendje te madhe luftës kundër terrorizmit në përgjithësi dhe parandalimit të rekrutimeve nga Shqipëria të luftëtarëve të ushtrisë së xhihadistëve të shtetit Islamik ISIS.

Një rikompozim i Drejtorisë së Antiterrorit e ka çuar në 104 efektivë nga 15 të tillë që kanë qenë pjesë e kësaj strukture në 20 vitet e kaluara. Një urdhër i dalë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngritur një strukturë antiterror, e cila i pershtatet të gjitha vendeve euroatlantike. Parimi i përgjithshëm edhe i shteteve të mëdha evropiane, gjej, fikso, godit, do të jetë parimi edhe i policisë shqiptare.

Në përpunimet e fundit të informacioneve që janë bërë nga ekspertet e Policisë Shqiptare në terren konstatohet sipas tyre një tendencë gjithmonë e në rritje të radikalizmit me theks fetar, nacional, etnik e politik.

Nje nga detyrat imediate qe i del përpara kësaj strukture mbetet fakti për frenimin e të rinjve shqiptarë për t'u bashkangjitur forcave të ISIS. Ndalimi i rekrutimeve si edhe arrestimi i rekrutuesve që përgatisin luftetarë për ISIS mbetet detyrë prioritare e kësaj strukture së cilës i është tetëfishuar numri.

Por edhe shpërthimet me eksploziv, të klasifikuara si akte terroriste do të jenë gjithashtu objekt i punës së kësaj Drejtorie të re. 

Bashkë me krijimin e Drejtorisë Antiterror, do të ngrihet një sistem i sigurt transmetimi informacioni për hetimin e akteve terroriste. Gjithashtu do të ketë identifikim përmes metodave analitike të situatës së grupeve kriminale.

Drejtoria Antiterror do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Policisë dhe për shkak të specifikës nuk do të ketë seli në godinën aktuale të Policisë. Drejtoria do të jetë e shtrirë në 12 qarqet e Policisë, ku përqëndrimi më i madh do të jetë në Tiranë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail