SHBA-ja e përshëndeti vendimin e Ankarasë që të lejojë kalimin e kurdëve irakianë nëpër territorin turk

Uashington, 21 tetor 2014 (MIA) - SHBA-ja e përshëndeti vendimin e Turqisë që ta aprovojë kalimin e kurdëve irakianë nëpër territorin e saj drejt qytetit sirian Kobane, i cili rreth një muaji është rrethuar nga xhihadistët e grupit Shteti Islamik.

"E përshëndesim deklaratën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme", deklaroi në konferencën për shtyp zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Mari Harf.

Turqia dje e ndryshoi strategjinë e saj ndaj Sirisë, dke publikuar se në të ardhmen do t'u lejojë njësiteve të forcave të kurdëve irakianë, Peshmerga, të kalojnë nëpër territorin e saj që të mbërrijnë deri në Kobane, ku marrin pjesë në mbrojtje të qytetit.

Edhe krahas presionit nga aleatët e saj, Qeveria turke deri më tani refuzonte çfarëdo lloj intervenimi ushtarak për të ndihmuar luftëtarët kurdë në Siri, të cilët tashmë një muaj po e kundërshtojnë avancimin e grupit Shteti Islamik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail