Erdogan zbuloi detaje të planit për ndihmë të forcave kurde në Kobane

Talin, 24 tetor 2014 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan zbuloi detaje të planit për përkrahje të luftëtarëve kurdë në Kobane, qytet sirian i cili me javë  është i rrethuar nga xhihadistët, përmes dërgimit të forcave plotësuese, transmetoi televizioni turk HTB.

Erdogan ka folur në konferencën për shtyp në Talin, ku paraprakisht ka biseduar me homologun e tij estonez Tomas Hendrik Ilves.

Presidenti turk potencoi se numri i luftëtarëve të forcave kurde irakiane, Peshmerga, të cilët nga Iraku Verior do të shkojnë për në Kobane që të luftojnë në anën e vëllezërve të tyre, është zvogëluar pej 200 në 150 persona.

"Njëkohësisht partia siriane kurde Unioni demokratik u pajtua që 1.300 anëtarë të Armatës së lirë siriane të kalojnë në Kobane", tha Erdogan.

Unioni demokratik e kontrollon Kobanen, ndërsa luftëtarët e saj luftojnë kundër grupit Shteti Islamik me përkrahje të sulmeve ajrore të koalicionit antixhihadist, të udhëhequr nga SHBA.

"Kjo parti kumtoi se është pajtuar të pranojë 1.300 anëtarë të Armatës së lirë siriane dhe ekipet tona tani negociojnë për atë se ç'farë duhet të jetë marshimi për kalimin e tyre", deklaroi Erdogan në konferencën  për shtyp.

Ai potencon se Turqia nuk ka rezerva në raport të kalimit të forcave të Armatës së lirë siriane dhe në këtë sheh pozitivisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail