Jahjaga përfundimisht nuk shkon në Beograd

Prishtinë, 30 tetor 2014 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës i ka kthyer përgjigje negative organizatorëve të samitit të grupit Trelateral që do të organizohet në Beograd me datën 31 tetor deri më 2 nëntor.

Burime të Klan Kosovës brenda presidencës kosovare thonë Jahjaga ka njoftuar organizatorët nëpërmjet një letre.

Shkas i mospjesëmarrjes së Jahjagës në Beograd, janë zhvillimet e brendshme dhe përpjekjet e presidentes për të lehtësuar dialogun e subjekteve politike, në mënyrë që sa më shpejt të krijohen institucionet e reja në Kosovë.

Ky organizim i grupit Trelateral tenton të përafrojë shtetet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Në këtë takim i ftuar është kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me 180 mysafirë nga tërë Evropa.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail