Rusia i zvogëlon dërgesat e gazit për Serbinë

Beograd, 31 tetor 2014 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin  ka vendosur që pas vizitës në Beograd t'i zvogëlojë dërgesat e gazit për Serbinë në 28 për qind, shpalli gazeta serbe "Danas".

Putin e ka sjellur vendimin, prejse ka qenë i pakënaqur nga rezultati i vizitës së Beogradit për shkak të asaj që kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë protokoll, me të cilin rregullohet kthimi deri në muajin mars të vitit të ardhshëm të borxhit për gazin rus në vlerë prej rreth 200 milion dollarëve.

Burime të afërta të Qeverisë për "Danas" pohojnë se kryeministri serb ka refuzuar të nënshkruajë  garancione, sepse konsideron që ajo kërkesë e Putinit është e paarsyeshme dhe e pandershme me shikim të faktit se Rusia përmes Industrisë së naftës të Serbisë tërheq qarkullim të madh nga Serbia.

I pakënaqur nga refuzimi i kryeministrit serb  të nënshkruajë protokoll për kthim të borxhit në katër muajt e ardhshëm, dy ditë pas vizitës së Serbisë Putin ka vendosur t'i  zvogëlojë dërgesat e gazit për një të tretën e sasive  të tërësishme të dakorduara.

Ashtu siç kupton gazeta, Vuçiq, Putinit si arsye për refuzim të nënshkruajë dokument obligues, me të cilin Serbia do të duhet ta kthejë borxhin deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, e ka thënë faktin se Rusia merr fitim të madh  përmes NIS, që ka mundësuar marrëveshje të dëmshme për shitje të kompanisë  të lidhur mes Rusisë dhe Serbisë në vitin 2008.

Vuçiq për të gjithë atë i ka lajmëruar anëtarët e Qeverisë së Serbisë në seancën e fundit.

Ashtu isç kupton gazeta ministri i Energjetikës Aleksandar Antiq do të duhet të shkruajë letër protestuese  deri te kompania ruse të obliguar për dërgesë të gazit.

Shumica e pakos së aksioneve në NIS është shitur për 400 milion euro. Në opinion gjatë shitjes  kundërshtoheshte çmimi për 51 për qind të aksioneve, e cila, ashtu siç pohuan shumica, është larg nën vlerën e vlerësuar të të gjithë kompanisë, e cila ka lëvizur rreth dy miliard euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail