Në Tiranë vriten në lokal 4 persona, prangoset djali i deputetes Xhuvani dhe dy të tjerë

Tiranë, 4 nëntor 2014 (MIA) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. Ndalohen si autorë 3 persona, mes tyre djali i një deputeteje të PS.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në bar “Ante Grand”, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian. 

Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Paolo Axolo, 60 vjeç me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë nje plumb afër zemrës. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Kurse Edison Jaho dhe Enea Xhaj, janë qëlluar me plumba në kokë brenda lokalit.

Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave. 

Ndërkohë një grup hetimor me tre prokurorë është ngritur për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen. Në lokalin ku ndodhi masakra janë sekuestruar dy pistoleta dhe 3 gëzhoja fishekësh si dhe dy makina tip Mercedez-Benz. 

Pas kryerjes së ekspertizës mjekoligjore Ambasada Italiane në Tiranë tërhoqi nga morgu trupin e Paolo Axola, ndërkohë janë terhequr edhe trupat e dy prej viktimave të tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail