Erdogani nuk planifikon anulim të forumit Turqi-Afrikë për shkak të ebolas

Ankara, 19 nëntor 2014 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e hodhi poshtë që këshilli ta anulojë Forumin e dytë për bashkëpunim në nivel të lartë Turqi-Afrikë në Malabo, kryeqyteti i Guinesë Ekuatoriale për shkak të epidemisë së ebolas, kumtoi gazeta "Hyrijet dejli njuz".

Erdogani ka insistuar të vazhdojë përgatitja e samitit të planifikuar me qëllim të demonstrohet solidariteti me vendin nikoqir, thekson gazeta, duke iu referuar përfaqëlsuesve të lartë të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

Presidenti turk do të marrë pjesë në Samitin në Malabo më 20 dhe 21 nëntor.

Delegacioni turk i kryesuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe ministri i Punëve të Jashtme Mevlud Çaushoglu do të numërojë edhe 200 liderë të bizneseve. Në takim do të marrin pjesë edhe një numër i madh i liderëve afrikanë.

Në forum pritet të sillet deklarata e përbashkët dhe plani për aksionin për partneritetin turko-afrikan në periudhën e vitit 2015-2018.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail