Thaçi dhe Mustafa arritën marrëveshje për formimin e qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 20 nëntor 2014 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur mbrëmë në një takim të përbashkët me kërkesën e tyre kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të përpjekjeve për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Në takim, me ftesën e presidentes Jahjaga, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trejsi En Xhejkobson.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentes, me nismën e dy liderëve, Thaçi dhe Mustafa u pajtuan në parim për ndërtimin e koalicionit ndërpartiak ndërmjet Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës, konform Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Të dy liderët politikë theksuan përkushtimin e tyre për përmbylljen e shpejtë të procesit të ndërtimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe parimeve kushtetuese që ruajnë karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës, përmbushin obligimet ndërkombëtare të rendit dhe ligjit dhe forcimit të rrugës euroatlantike të vendit tone, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit dhe garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës do të vazhdojë të luajë rolin lehtësues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në këtë proces.

Marrëveshja e këtillë do të duhej t'i vinte fund krizës pesëmujore politike në Kosovë, e cila rrezikonte ta çojë vendin para bankrotit, sepse ekzistonte rreziku që deputetët të mos e miratojnë buxhetin.

Pas zgjedhjeve, LDK e Mustafës formoi Bllokun me AAK-në e Ramush haradinajt dhe m Nismën për Kosovën të Fatmir Limajt, të cilit më vonë iu bashkangjit edhe Lëvizja Vetëvendosje. Qëllimi i këtij Blloku ishte heqja e Thaçit nga pushteti, pas akuzave për korrupsion në nivelet më të larta të institucioneve qeveritare.

Marrëveshja ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për formimin e Qeverisë, pothuajse sigurisht do të thotë fund i Bllokut të partisë së Mustafës me tre partitë e tjera opozitare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail