Armata turke filloi me trajnimin e peshmergëve kurdë

Ankara, 25 nëntor 2014 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së rajonit autonom të Kurdistanit irakian, Fuad Hysein konfirmoi se Turqia ka filluar trajnimin e luftëtarëve peshmergë kurdë në Irakun verior.

Ai thotë se Ankaraja ka dërguar edhe armë për forcat irakiane kurde të cilat luftojnë kundër Shtetit islamik.

"Turqia na dërgoi ndihmë ushtarake", theksoi Fuaad Hysein në intervistën për Hyriet gjatë vizitës në Stamboll.

Gazeta përmendi se javën e kaluar kryeminsitri tuk Ahmet Davutogllu ishte për vizitë në Bagdad dhe Erbil.

Në pyetjen nëse bëhet fjalë për armë të rëndë, Hysein thotë se deri më tani Turqia nuk ka dërguar armë të rënda dhe shfaqi shpresë se kjo nuk do të nevojitet.

Turqia po bën trajnimin ushtarak për luftëtarët kurdë nga Kurdistani irkaian që do të zgjasë isa javë. Luftëtarët kurdë peshmergë po marrin pjesë në luftën kundër xhihadistëve nga Shteti islamik në Irak. Një përfaqësues i lartë nga MPJ turke paraprakisht deklaroi për Hyriet dejli njus se 230 luftëtarë kurdë peshmergë ndodhen për trajnim në Irakun verior.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail