SHBA uron shqiptarët me rastin e Ditës së pavarësisë

Tiranë, 27 nëntor 2014 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri ka uruar mbrëmë shqiptarët në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan për festën e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij Keri ka shprehur edhe një herë tjetër mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë në rrugën e integrimit ne Bashkimin Evropian. Ai ka vlerësuar progresin e deritanishëm për integrimin e plotë Euro-Atlantik.

"Shqipëria është një aleate e besueshme e NATO-s dhe një forcë dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tyre për misionet ISAF dhe Mbështetja e Vendosur në Afganistan, si dhe kontributet e tyre të menjëhershme dhe të çmuara për koalicionin global për t’iu kundërvënë ISIS", thotë në mesazhin e tij Keri.

"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik. Me këtë rast të posaçëm, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush si partneri dhe aleati juaj i palëkundur", përfundon urimi i Sekretarit të Shtetit, Xhon Keri.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail