Fillon vizita treditore e papës në Turqi

Ankara, 28 nëntor 2014 (MIA) - Papa Françesku sot arrin për vizitë treditore në Ankara të Turqisë, me ç’rast pritet të takohet me presidentin e këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan, kryeministrin  Ahmet Davutollgu dhe me klerikun më të lartë mysliman në Turqi, Mehmet Gormez. 

Turqia është vend me popullatë shumicë myslimane, por në aspektin kushtetues është shtet sekular.

Zyrtarët thonë se gjatë vizitës së Papës, në fokus do të jetë toleranca religjioze dhe luftimi i ekstremizmit.

Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur grupi militant, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, që janë afër kufijve jugorë të Turqisë.

Në Stamboll do të arrijë nesër. Ai do ta vizitojë kishën "Shën Sofija", xhaminë Sulltan Ahmet dhe Xhaminë e kaltërt  dhe do të mbajë meshë në katedralën katolike në Stamboll.

Para disa ditësh, Papa Françesku tha se nëse "është pothuajse e pamundshme” që të ketë dialog me kryengritësit e Shtetit Islamik, dyert për dialog nuk duhet të mbyllen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail