Prishtinë: Gjashtë të lënduar në protestën kundër rektorit

Prishtinë, 4 dhjetor 2014 (MIA) - Së paku gjashtë studentë mësohet se janë lënduar në protestën e së enjtes dhe kanë vazhduar trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërkohë dhjetëra studentë të tjera janë trajtuar nga dy ekipe të ndihmës së shpejtë që kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në protestën e sotme përpara rektoratit të UP-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë policë dhe një zyrtar të sigurimit të Rekotratit të kenë marrë lëndime.

Njoftohet se studentët do të vazhdojnë protestën me të gjitha kërkesat e tyre edhe nesër, ndërsa studentët janë shprehur se nuk do të ndërpresin protestat deri sa të arrihen kërkesat e tyre.

Policia ka përdorur dhunë mbi protestuesit po ashtu ka hedhur gaz lotësjellës. Sipas mediave kosovare intervenimi erdhi pas provokimit nga ana e protestuesve, të cilët e gjuajtën policinë me mjete të ndryshme.

Nën organizimin e shoqatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë, disa qindra protestues u mbledhën para rektoratit të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë, në kërkim të dorëheqjes së rektorit të këtij Universiteti, Ramadan Zejnullahu.

Ky i fundit nuk ka pranuar të zbatojë një Memorandum Mirëkuptimi me këto shoqata, me të cilin parashihej regjistrimi me automatizëm i studentëve të kategorive të dala nga lufta në UP.

Regjistrimi i këtyre studentëve, sipas memorandumit, nënkupton pranimin e tyre në UP, duke mos iu nënshtruar procedurave të rregullta dhe të parapara për pranim.

Rektori i UP -së është zotuar se nuk do ta zbatojë këtë memorandum, të cilin e ka cilësuar si të paligjshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail