Roamingu në Ballkan do të lirohet prej qershorit të vitit 2015

Podgoricë, 15 dhjetor 2014 (MIA) - Çmimet e shërbimeve roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor do të ulen nga fundi i qershorit të vitit të ardhshëm, kumtoi gazeta podgoricase "Dnevne novine".

Sipas gazetës, në takim të trupave rregullator të shtetve nga rajoni në beograd, është arritur marrëveshje që tarifat e reja për telefoninë mobile të fillojnë të vlejnë nga mesi i verës, e jo prej fillimit të vitit 2015, qiç ishte paralajmëruar paraprakisht.

prej verës së ardhshme bisedat dhe dërgimi i porosive në roaming do të lirohen për 50 për qind, ndërsa çmimi i shërbimeve të internetit do të ejtë për nëntë herë më i ulët nga i tanishme.

Ulja e çmimeve për shërbimet roaming bëhet në bazë të marrëveshjes që nga fundi i shtatorit në Budvë e nënshkruan Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, uke e përdorur shembullin e BE-së.

Me marrëveshjen, parashihet që çmimet maksimale të bisedave, dërgimi i porosive dhe transmetimi i të dhënave përmes telefonisë mobile në roaming, të jenë në nivel të çmimeve në vendet-anëtare të BE-së.

Qytetarët e BE-së prej 1 korrikut të këtij viti paguajnë 50 për qind çmime më të ulëta në roaming, si hap i parë drejt heqjes së plotë të kësaj tarife, që është paraparë të ndodhë deri në fund të vitit 2015.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail