Thaçi: Dialogu me Beogradin do të vazhdojë

Prishtinë, 16 dhjetor 2014 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së re kosovare Hashim Thaçi, deklaroi se dialogu me Beogradin do të vazhdohet, ndërsa marrëveshjet nga Brukseli do të zbatohen.

"Prej vitit të kaluar kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka rekomanduar dialogun për çështje teknike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pastaj Parlamenti i Kosovës ka marrë vendim dhe Qeveria e Kosovës ka filluar dialogun në Bruksel me Serbinë, mund të them se është hapur një proces i ri, ai i çështjeve të dialogut teknik", tha Thaçi në një intervistë për "Radio Evropën e Lirë".

Pra, dialogu do të vazhdojë, dialogu i çështjeve teknike.

Fillimisht me rëndësi është që Serbia të pranojë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, ndërsa njohja të ndodhë gradualisht nga Serbia për shtetin e Kosovës dhe nga Kosova për shtetin e Serbisë, që të vazhdojnë rrugën e tyre euro-atlantike si dy vende sovrane.

Thaçi, përndryshe paralajmëroi se nesër do ta vizitojë Brukselin edhe disa qendra evropiane, duke shkruar në Fejsbuk se fillimisht do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail