Kina do të formojë fond investues prej tre miliardë dollarëve për Evropën Lindore

Beograd, 16 dhjetor 2014 (MIA) - Kina do të formojë fond të ri investues prej tre miliardë dollarësh (2,4 miliardë euro), dedikuar për Evropën Qendrore dhe Lindore, me qëllim që t'i përforcojë pozitat e saj si derë ndaj Bashkimit Evropian, transmetuan mediat britanike.

Ky fond do të jetë plotësim i 10 miliardë dollarëve të ndarë nga viti 2012 për projekte investuese në rajon, duke i përfshirë edhe disa vende anëtare të BE-së, por edhe të tjerat, të cilat akoma nuk janë pjesë e BE-së, por synojnë t'i bashkohen asaj.

Kina e sheh Evropën Qendrore dhe Lindore si treg potencial dhe urë drejt BE-së, i tërhequr nga pagat e ulëta, fuqia punëtore me kualifikim të lartë dhe planet për zhvillimin ekonomik të vendeve, të cilat synojnë anëtarësimin në BE.

Investimet kineze në rajon zakonisht bëhen në formë të kredive nga bankat shtetërore kineze për projekte të cilat zbatohen nga kompanitë kineze, kryesisht nga fusha e infrastrukturës dhe energjetikës.

Duke folur në takimin e nivelit të lartë në Beograd me përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, kryeministri kinez Li Keçijang deklaroi se Kina është e hapur për "modele të reja të financimit dhe investimit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail