Studim: Masat për kursim në Greqi sollën deri në "shkelje të pavërejtur të të drejtave të njeriut"

Athinë, 18 dhjetor 2014 (MIA) - Masat greke për kursim tani më katër vjet shkaktojnë "deri më tani shkelje të pavërejtur të të drejtave të njeriut", theksohet në raportin e Federatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, që sot u prezantua në Athinë.

"Në krizën greke, më e thellja pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, institucionet ndërkombëtare veprojnë me një qëllim të vetëm - ta shpëtojnë sistemin bankar në vend, pa mbajtur llogari për pasojat katastrofike mbi popullatën", deklaroi në konferencën për shtyp, kryetari i Federatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Karim Lahixhi.

Raporti, që u hartua pas shkurtimit të zbatuar në janar të vitit 2014, tregon se si masat për kursim, që u diktuan nga kreditorët ndërkombëtarë - BE dhe FMN, në zëvendësim për kreditë ndërkombëtare për Greqinë, i prekën "të gjitha të drejtat njerëzore, nga të drejtat sociale deri te liria e shprehjes".

Të drejtat e punëtorëve në periudhën e theksuar janë seriozisht të shkelura sepse rroga e tyre minimale është zvogëluar për 22 për qind pas huasë së dytë ndërkombëtare, që vendit i është aprovuar në shkurt të vitit 2012.

Papunësia ka arritur nivele rekorde ose gjithsej 25,5 për qind, sipas të dhënave të fundit, që janë publikuar të martën, thuhet në raport.

Sistemi shëndetësor, gjithahstu, është prekur nga shkurtimet e buxhetit.

Nuk janë kursyer të drejtat politike dhe liritë e shprehjes. Në raport janë theksuar dukuritë e dhunës policore mbi protestuesit, rritja e sulmeve nga nxitjet ksenofobike dhe mbyllja e televizionit publik në qershor të vitit 2013.

Qeveria greke përgjegjësinë për këtë situatë e ndau me BE-në dhe FMN-në, të cilat Qeverisë greke i imponuan që të zbatojë reformat, të cilat i kundërshtohen të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare.

"Greqia nuk mund të jetë zonë gri, ku ligjet ndërkombëtare nuk aplikohen", nënvizoi Dimitris Hristopulos, zëvendëskryetari i Federatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail