Opozita proteston në Prishtinë

Prishtinë, 27 janar 2015 (MIA) - Partitë opozitare në Kosovë kanë paralajmëruar për sot protestë për, siç thanë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike.

Protesta do të nisë në orën 12:00 në Prishtinë. Ajo vjen pasi kryeministri Isa Mustafa ka refuzuar ultimatumin e opozitës për të përmbushur kërkesat në fjalë.

Për të njëjtat qëllime është protestuar edhe të shtunën.

Edhe Lëvizja “Vetëvendosje” në një konferencë për media ka njoftuar se sot në orën 12:00 do të ketë sërish protesta ndërsa lideri i saj Albin Kurti ka ftuar qytetarët që t'i bashkëngjiten kësaj proteste.

Ndryshe deputetët e Lëvizjes në fjalimet e tyre në seancën e Kuvendit ia kanë rikujtuar kryeministrit Isa Mustafa ultimatumin që ata i kanë dhënë të shtunën për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq.

Protesta organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mbështetet nga AAK dhe NISMA. Por do të bojktohotet nga shumë organziata që kishin marrë pjesë në protestën e së shtunës.

Ministri Jabllanoviq i ka quajtuar “egërsira” nënat protestuese në Gjakovë, edhe pse, ditë më parë, ka kërkuar falje për komentet e tij.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail