SYRIZA dhe Demokracia e Re filluan me përplasje

Athinë, 27 janar 2015 (MIA) - Shefi i kabinetit të kryeministrit grek Aleksis Cipras e kritikoi Andonis Samarasin që nuk erdhi në selinë e Qeverisë për dorëzimin tradicional të funksionit të kryeministrit.

"Për fat të keq, Samarasi zgjodhi që të mos jetë në Maksimos kur mbërriti kryeministri Cipras. Këtë traditë e respektonin kryeministrat paraprak të cilët e dorëzonin funksionin dhe prisnim që të respektohet edhe sot", thuhet në deklaratën e shkruar të Nikos Papasit.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, menjëherë pastaj erdhi edhe reagim i ashpër nga partia opozitare Demokracia e Re.

"Kushtet e dorëzimit ishin të dakorduara në hollësi, siç mirë e di papasi, gjatë bisedës telefonike midis shefave të dy kabineteve", deklaroi zëdhënësja e Demokracisë së Re Marija Spiraki.

Ajo e kritikoi Ciprasin sepse po e ndërpren traditën me dhënien betim politik të funksionit, në vend të betimit të zakonshëm para kryepeshkopit.

"Nëse donim të flisnim për atë se kush dukshëm e injoron traditën shekullore, do t'i përkujtojmë njerëzit se zotëri Cipras është kryeministri i vetëm grek i cili dha betim të funksionit në mungesë të kryepeshkopit dhe nuk ka betim religijoz", theksoi Spiraki.

Përndryshe Vipras para se të japë betim u takua me kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë Jeronimos nga i cili "ka kërkuar t'i dëshirojë dëshira të mira deh e ka bindur se marrëdhëniet midis shtetit dhe kishës do të avancohen dhe në mënyrë më esenciale sesa deri më tani", njofton SYRIZA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail