Plani slloven për uljen e varësisë të Ballkanit nga gazi rusBukuresht, 29 janar 2015 (MIA) - Operatori kombëtar i gazit slloven "Eustrim" planifikon në dy javët e ardhshme të nënshkruajë Memorandum për mirëkuptim me kompanitë nga Bullgaria dhe Rumania për ndërtimin e gazsjellësit, i cili duhet ta ulë varësinë e vendeve ballkanike nga gazi rus.
Ashtu siç shpalli gazeta rumune "Gandul", "Eustrim" propozon distribuimin e gazit për Ballkanin përmes sistemeve ekzistuese të gazsjellësit të Sllovakisë në Ukrainë, ndaj të cilave duhet të lidhet gazsjellës i ri nëpër Rumani dhe Bullgari.
Përkrahësit e projektit të tillë thonë se ndërtimi i gazsjellësit do të mundësojë vendet si Bullgaria dhe Serbia të marrin gaz, madje edhe nëse Rusia e ndalon dërgesën e enegjensës përmes Ukrainës, citon gazeta.
Sipas planit të "Eustrim" ndërtimi i gazsjellësit të ri ballkanik do të kushtojë mes 750 milionë dhe 1,2 miliard euro, në varësi të trasës së zgjedhur. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 570 kilometrave do të kishte kapacitet për transferim deri në 20 miliard kub metra gaz në vit nga Rusia, por edhe nga vendet perëndimore, drejt Ballkanit.
Njeriu i parë i "Eustrim" Tomas Maraçek deklaroi se kompania e tij do të jetë shtyllë bartëse e projektit, por drejt tij si aksionarë mund të paraqiten edhe të gjitha kompanitë tjera të interesuara, duke i cituar si partnerë të mundshëm të OMB-së austriake dhe "Gas du Frans"-it francez.
"Krahas gazit rus, gazsjellësi i ri mund të distribuojë gaz edhe nga terminali i Austrisë ose nga burime alternative nga Deti Mesdhe dhe Kaspik. Gazsjellësi i tillë do t'i bëjë Evropën dhe të gjithë rajonin ballkanik më pak në nvarur nga Rusia", theksoi Maraçek.
|