Është shkatërruar një zinxhir i prostitucionit

Zagreb, 30 janar 2015 (MIA) - Policia zagrebase shkatërroi një zinxhir prostitucioni  dhe arrestoi disa persona, të cilët nga korriku i vitit të kaluar kanë angazhuar vajza nga Kroacia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të punojnë në hotele në Gjermani.

Pesë të arrestuar policia i ngarkon për bashkëpunime kriminale, ndërsa pesë të tjerë për shkak të prostitucionit, njofton agjencia Hina.

Bashkëpunimin kriminal, së bashku me katër shtetas kroatë, e ka organizuar dhe udhëhequr një shtetas gjerman me adresë të përkohshme në Kroaci, i cili e ka organizuar zinxhirin e prostitucionit.

Veprat kriminale janë të karakterit ndërkombëtar, sepse komunikimi dhe veprimi i të arrestuarve është zhvilluar përmes Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Serbisë, ndërsa prostitucioni është organizuar  në zonën e Gjermanisë.

Përveç kësaj , policia konfirmoi se pesë shtetas kroatë nga fundi i vitit 2013 në zonën e Kroacisë dhe Gjermanisë kanë organizuar mënyrë identike të prostitucionit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail