Nishani propozoi hapjen e dosjeve dhe lustrimin për komunistët

Tiranë, 23 shkurt 2015 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani propozoi sot  me rastin e  25 vjetorit të rënies së komunizmit  që të hapjen e dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit dhe që Parlamenti të miratojë një ligj për hapjen e dosjeve të komunizmit.

Ai kërkoi që ligji të përfshijë jo vetëm drejtuesit e sigurimit të shtetit, por edhe  bashkëpunëtorët e regjimit të shtetit, i cili do të qetësojë njëherë e mirë shpirtrat e shqiptarëve.

"Të bëhet një ligj mbi ekspertizën e atyre vendeve që e kanë adaptuar më herët procesin e hapjes së dosjeve. Gjithashtu kërkoj nga Parlamentit që të ketë një ditë të veçantë për përkujtimin e ditës së krimeve të komunizmit", u shpreh Nishani.

Ai deklaroi se Shqipëria përjetoi regjimin më të egër komunist, pasi u godit inteligjenca shqiptare, u internuan dhe ekzekutuan. Sipas tij, rezistenca e një grupi intelektualësh jokonformistë që u ndeshën përmes debatit të hapur me regjimin e kohës dhe ideologjinë e kohës shënoi një moment të rëndësishëm, ndërsa shtoi se aktiviteti themelor i cili meriton një dimension vlerësimi të veçantë është lëvizja e studentëve të dhjetorit, që siç tha ai mbetet lëvizja lider e përmbysjes së komunizmit në Shqipëri.

Nishani kërkoi ngritjen e një monumenti për lëvizjen e dhjetorit. Ai sqaroi se aktivitetet e planifikuara prej tij në kuadër të 25 vjetorit të rënies së komunizmit bëhen me një fond të posaçëm i cili është kërkuar qysh në fillim të buxhetit dhe se çdo gjë është transparente.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail