Çepurin: Shtetet e Ballkanit duhet të përcaktohen për furnizim me gaz

Beograd, 2 mars 2015 (MIA) - Shtetet e Ballkanit duhet të përcaktohen gjatë muajve të ardhshëm se si do të furnizohen me gaz pasi për ketër vjet do të përfundojë marrëveshja për transport të gazit rus përmes Ukrainës, deklaroi sot ambasadori rus në Beograd Alaksandar Çepurin, lajmëron Tanjug.

Çepurin në fjalimin e vet në konferencën "Projektet energjetike ruse në Ballkan nëpër "Rrjedhën e Jugut", deklaroi se "Gazprom" ka qëndrim të fortë se pas katër viteve, pasi të skadojë marrëveshja për transport të gazit përmes Ukrainës, gazi rus nuk do të vijë prej andej në Evropë.

"Ruta re, së bashku me Rrjedhën e veriut, do të jetë përmes territorit të Turqisë, ndërsa destinacioni i fundit do të jetë kufiri greko-turk", theksoi Çepurin në Beograd.

Sipas ambasadorit rus është e domosdoshme që gjatë disa muajve të ardhshëm të përcaktohen se si gazi do të arrijë deri në konsumuesit e fundit. Çepurin theksoi se është me rëndësi të përcaktohen për tre gjëra. Dërgesa të jetë e përhershme, të sigurohen sasitë e nevojshme të gazit për rajonin dhe të konfirmohet çmimi i pranueshëm", theksoi ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail