Eshdaun: BeH pandërprerë ecë prapa tashmë dhjetë vite

Sarajevë, 4 mars 2015 (MIA) - Ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë Pedi Eshdaun paralajmëroi se BeH pa ndërprerë ec pas tashmë dhjetë vite, si dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmerr asgjë që kjo të ndërpritet, shkruan gazeta "Dnevni avaz".

Sipas Eshdaun reformat ekonomike, të cilave Brukseli gjithnjë e më shumë u jep shpresë, janë të nevojshme dhe të mira, por nuk janë të mjaftueshme që të zgjidhet problemi me jofunksionalitetin e BeH.

"Gjithnjë e më shumë me shqetëson situata në BeH. Në kohë të vështira duhet të jemi të drejtpërdrejtë" porositi Eshdaun dhe hapur i kritikoi bashkësinë ndërkombëtare dhe politikanët në BeH në fjalimin e djeshëm në Universitetin britanik Oksford.

Eshdaun përkujtoi se Brukseli është dashur tre muaj të bëjë presion të fuqishëm që në Presidencën e BeH përfundimisht  të definohet dokumenti me përcaktim deklarativ, si dhe të votohet nga liderët partiakë në Parlamentin e BeH.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail