Shpërthen një makinë nga eskplozivi në Tiranë, një i plagosur

Tiranë, 4 mars 2015 (MIA) - Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e djeshme në afërsi të "Komunës së Parisit" në Tiranë, njofton ATSH-ja.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për shpërthimin e një makine tip Benz ML ngjyrë gri me targa TR 948 AF. Shoferi i makinës ka shpëtuar ndërsa shpërthimi ka ndodhur menjëherë pasi ai ka hapur derën e makinës. Shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe ka ndodhur sapo shoferi ka hapur derën e makinës.

Nga raportimet e para rezulton se një person ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është nisur për në Spitalin e Traumës, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Menjëherë në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse. Këto të fundit kanë bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve në mjet. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail