Berisha paralajmëron trazira: Vetëm dorëheqja e Metës çon në zgjidhje paqësore

Tiranë, 5 mars 2015 (MIA) -  Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar dhe për trazira duke thekuar se vetëm dorëheqja e Metës, mund të çojë në një zgjidhje paqësore.

Sipas ATSH-së ai ka shpërthyer në britma, duke kërkuar dorëheqjen e Metës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë punimeve të seancës kuvendore  tha se nuk do të jepte dorëheqjen, kërkesë kjo e bërë nga opozita.

Duke i dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, Meta tha se "për ty jam i gatshëm të bëj çdo gjë, por për Shkëlzen Berishën jo, sepse kam dhënë një herë dorëheqjen për të".

Meta i kërkoi Berishës të mos bëhej pjesë e aksioneve të 'pularisë'. Kjo kërkesë, tha ai, ju drejtohet miqësisht. "Je i vetmi që i beson më shumë Tomës se sa Prokurorisë. Nuk besoj se dëshmitari gënjen para Prokurorise dhe policisë", deklaroi Meta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail