Greqia i vazhdon negociatat me kreditorët të cilët nuk janë të kënaqur nga masat

Athinë, 30 mars 2015 (MIA) - Përfaqësues të Greqisë dhe kreditorëve të saj për tre ditë me radhë edhe sot i vazhduan bisedimet në Bruksel me qëllim të arritjes së marrëveshjes për reformat me të cilat do të zhbllokohej ndihma financiare për Athinën.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas sot deklaroi se bisedimet gjatë fundjavës ishin "konstruktive", por se nuk është arritur marrëveshje. Ai shtoi se ekipet teknike të institucioneve do të duhet të zbatojnë inspektime shtesë të fakteve në Athinë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, burime të qeverisë greke shprehën të kënaqur me rrjedhën e negociatave që filluan të premten, kur Greqia paraqiti listën e saj të masave fiskale dhe të masave për reforma. Ata theksuan se ekzistojnë disa dallime në mes të dyja palëve, por që teknokratët i shqyrtojnë propozimet "pikë për pike", në përpjekje për të arritur një gjuhë të përbashkët.

Në mes të pikave kyçe për të cilat ka mospajtime është mosgatishmëria e Greqisë që momentalisht të diskutojë për reformat e pensioneve, privatizimin dhe se cilat masa do të merren për të trajtuar shmangen e tatimeve me qëllim që të rriten të ardhurat.

Në të njëjtën kohë, mediumet gjermane, raportet e të cilëve janë transmetuar në Greqi, shkruajnë se negociatat ndërmjet Athinës dhe Brukselit për një transh të ri prej 7.2 miliardë eurove nuk është kishin sukses, edhe pse fundjava ishte njëra nga shanset e fundit që Greqia të shpëtojë nga falimentimi.

Kreditorët vlerësojnë se propozimet greke nuk janë të pamjaftueshme dhe se duhet të "rregullohen". Pjesëmarrësit në bisedimet në Bruksel kanë njoftuar se nuk ka ende asnjë bazë e realizueshme për negociata dhe se qeveria greke, në vend të një liste me reforma, ka dorëzuar vetëm një varg dokumentesh në format elektronik edhe atë në telefonat celular. Lista ka qenë vetëm në gjuhën greke, ndërsa përfaqësuesit  grekë e kanë transmetuar edhe me gojë.

"Lista nuk është e besueshme", tha një diplomat i BE-së për agjencinë gjermane DPA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail